Sharpe: Onana nuk duket i pazëvendësueshëm

Ish-futbollisti i Manchester United, Lee Sharpe ka thënë se portieri “Djave të Kuq” nuk duket i pazëvendësueshëm në rolin e tij. 

Kamerunasi iu bashkua Manchester United nga Interi verën e kaluar. 

Në ndeshjen e fundit me Galatasaray në Champions League, Onana nuk reagoi si duhet në gy goditjet e lira të Hakim Ziyech, duke bërë që turqit në dy raste ta ngushtonin epërsinë në ndeshjen e cila në fund u mbyllë me barazim 3-3. 

“Fillimi i Onana paksa sikur i United këtë sezon, kaotik.

Koha do ta tregojë nëse ai mund të jetë portieri i United në perspektivë afatgjate. Nëse ai vazhdon të bëjë gabime, klubi ndoshta do të kërkojë dikë tjetër”, ka thënë Sharpe.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Jam rritur me njerkë”, Kaderi rrëfen për historinë e jetës së saj

Story i radhës

Ky është 55-vjeçari që u vra nga fqinji në Kamëz

Të fundit nga