Shaqiri: Studeniçani me sallë të re sportive, investuam pothuajse 24 milionë denarë

August 4, 2022
min lexim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, sot ka vizituar Komunën e Studeniçanit, e cila u bë me sallë të re sportive shkollore në fshatin Moran dhe ku gjithashtu po punohet edhe në shkollën e re fillore në vendbanimin Lubosh. Dy investimet kapitale janë realizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për të cilat nga buxheti i shtetit janë ndarë mbi 70 milionë denarë.

Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri theksoi se gjatë viteve të fundit Studeniçani është urbanizuar dukshëm nga të gjitha aspektet e mundshme, sidomos ato infrastrukturore, për të cilat merita të mëdha ka udhëheqësia e vetëqeverisjes lokale, por edhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila udhëheq politikë të trajtimit të barabartë të të gjitha rajoneve dhe komunave, duke investuar kudo sipas prioritetit të nevojave, ndërsa me të vetmin qëllim – përmirësimin e standardit dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.

“ Sot Morani po bëhet me sallë të re sportive, objekt bashkëkohorë në kuadër të shkollës fillore “Naim Frashëri”, në të cilin investuam pothuajse 24 milionë denarë. Më të kënaqur do të jenë nxënësit e kësaj shkolle të cilët më në fund nga shtatori do të mund të kryejnë denjësisht orët e arsimit fizik, ashtu siç duhet.

Salla e sportit është e pajisur për disa lloje të sporteve edhe atë – volejboll, hendboll, futboll, basketboll, pingpong, gjimnastikë, ndërsa objekti është tërësisht efikas dhe energjetik dhe i plotëson të gjitha standardet edhe për garat profesionale në sportet që i potencova më lartë” u shpreh Shaqiri.

Ministri uroi që kjo sallë sportive të shfrytëzohet sa më shumë, dhe le të jetë vend nga i cili do të dalin shumë sportistë të rinj, përfaqësues, por më e rëndësishmja është të jetë vend nga i cili do të dalin shumë gjenerata të reja, të shëndosha që do të orientohen siç duhet – drejt sportit, në vend të veseve.

Për shkollën e re në të cilën është duke u punuar në fshatin Batincë, më saktë në vendbanimin Lubosh dhe do të funksionojë si shkollë periferike e SHF “Alija Avdoviq”, MASH- ndau mbi 47 milionë denarë.

“Kjo pjesë e komunës me të vërtetë kishte shumë nevojë për shkollë. Fëmijët e kësaj ane të shumtë në numër, çdo ditë udhëtonin për të ndjekur mësimin në objekte të tjera, por së shpejti nuk do të jetë më kështu. Ata do të mësojnë në afërsi të vendbanimit të tyre edhe atë në një objekt vërtetë bashkëkohorë” potencoi Shaqiri.

Duke i uruar qytetarët e Studeniçanit për dy investimet kapitale, ai theksoi se në të ardhmen do të ketë investime edhe më të shumta dhe më të mëdha që do të ndikojnë që banorët t`i bëjnë të ndihen më të kënaqur, dhe më të motivuar për të investuar njohuritë dhe mundin e tyre në vendin dhe shtetin ku jetojnë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rama i akuzoi se e politizuan vdekjen e Jonadës, Manjani i nxjerr nenin: Ke shkelur ligjin me të dyja këmbët!

Story i radhës

Lajm i keq për Xavin

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë