Shaqiri: Shkollat janë gati për mësim me prezencë fizike, të respektohen protokollet

Shëndet të mirë dhe fillim të mbarë në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor u dëshiroi nxënësve dhe mësimdhënësve ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri i cili paradite e vizitoi shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në Komunën Çair.

Ai theksoi se drejtorët e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme me të cilët ka komunikuar në dhjetë ditët e fundit e kanë njoftuar se janë të gatshëm për mësim me prani fizike dhe apeloi deri në fund të respektohen protokollet kundër Covid-19 që të mbrohet shëndeti dhe shkollat të mbesin të hapura deri në fund të vitit shkollor.

“Informacioni më i rëndësishëm është se shkollat janë të gatshme. Jam shumë i lumtur që shoh fëmijë në klasa të cilët janë të gëzuar për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë dhe se janë në shkolla. Do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e të gjitha shkollave për raste të reja dhe çdo ditë do ta kemi parasysh realizimin e mësimit. Drejtorët tregojnë se nuk ka numër të madh të mësimdhënësve, profesorëve ose fëmijëve pozitivë”, tha Shaqiri, duke shtuar se nuk mundet me supozime të përgjigjet si do të zhvillohet mësimi dhe se do të respektohet çdo rekomandim i Komisionit kompetent për Sëmundje Infektive.

Nga mbledhja e Komisionit sot priten edhe udhëzime si do të realizohet skriningu i paralajmëruar në shkolla sipas zgjedhjes së rastit të nxënësve.

Në lidhje me kërkesën që nxënësit ta ndjekin mësimin pa maska mbrojtëse, Shaqiri u përgjigj se “do të mbajë takim me të gjithë që mendojnë ndryshe”, por që të gjitha protokollet, duke e përfshirë edhe mbajtjen e maskës, janë rekomandime nga Komisioni dhe ato duhet të respektohen.

Shtoi se Komisioni për Sëmundje Infektive është njoftuar për ato kërkesa dhe se sot ose në mbledhjen e ardhshme do të vendosë për atë, ndërsa MASH do ta respektojë mendimin e Komisionit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Shtëpia e lirisë”, ja logoja e koalicionit të Berishës me LSI për zgjedhjet e 6 marsit

Story i radhës

Секој трет тестиран има корона, за една недела од ковид – 19 во Македонија починаа 148 граѓани

Të fundit nga