Arsimi cilësor është vendimtar për rritjen ekonomike dhe mbajtjen e të rinjve në vend. Pas publikimit të të dhënave për cilësinë e arsimit të lartë në vend, MIA ka biseduar me ministrin e Arsimit Jeton Shaqiri, me qëllim që ministria të shprehë qëndrimin e saj lidhur me largimin e të rinjve nga vendi në vendet me kushte më të mira si dhe renditjen në listën e universiteteve botërore.
Në një intervistë ministri theksoi se shembujt e mirë nga vendet tjera duhet të jenë drejtimi ynë në ngritjen e cilësisë së arsimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup renditet në vendin e 1944 nga gjithsej 2000 universitete në botë në ranglistën e sivjetshme të Shangait për 2021/2022. A tregojnë këto të dhëna dështim?
“Të gjithë do të duhet të punojmë në këtë proces nëse duam të arrijmë rezultate, duke filluar nga studentët, duke vazhduar me bashkëpunëtorët profesional, bashkëpunëtorët studiues, asistentët, profesorët, dekanët dhe sigurisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Këshilli Kombëtar i Lartë i Arsimit. Kushdo që kontribuon më shumë në këtë mozaik të madhe, do të kemi një përmirësim në renditjen e universiteteve botërore.Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të gjejë një mënyrë për t’u përfshirë ose për të paguar bashkëpagesën, për të gjetur një mënyrë ku të akreditohemi në institucione cilësore dhe gjithashtu të sigurojë mjete buxhetore për këtë, sepse siç e dimë, disa universitetet kanë problem me buxhetin. Ato duhet të gjejnë një mënyrë për të motivuar studentët dhe profesorët, nga buxheti i tyre, që të kenë kontribute shtesë, për ata që do të botojnë punimin shkencor më me ndikim. Dhe le të renditen, le të ketë konkurrencë për studentët, mendoj se kështu do të kemi drejtues më të mirë, ndaj e shoh këtë proces si një pjesë të mirë në të cilën duhet të bashkëpunojmë të gjithë.
Mendoj se duhet të presim përparim në periudhën e ardhshme, por nëse të gjithë bashkëpunojmë, ata studentë që janë në Slloveni dhe ata që vijnë nga universitetet e renditura më të mira, që marrin bursa, ata kanë në kontratat e tyre, për periudhën që kanë studiuar jashtë, dy herë të japin kontribut për ta shfrytëzuar që të punojmë në vendin tonë, kështu mendoj se do të kontribuojmë të gjithë dhe do të duhet të punojmë për të qenë më të mirë. Le të përdorim strategjitë e vendeve të tjera dhe përvojat e Bashkimit Evropian dhe do të them diçka: pata mundësinë për projektin që u realizua në shkollat e mesme me Ambasadën Britanike, mora pjesë në një takim, përdora mundësi, megjithëse fola për gjëra të tjera, përmenda se gjimnazistët tanë që ishin në atë projekt janë kreativë, kanë ide shumë të mira, ata që studiojnë nga vendi ynë në Slloveni, arrijnë rezultate maksimale, ata që diplomohen në vendin tonë dhe vazhdojnë në vende të tjera, gjithashtu arrijnë rezultatet më të mira në studimet e tyre master, kemi edhe studentë të mirë që studiojnë në universitetet e renditura më të mira, dhe ata studentë vijnë nga institucionet tona të arsimit të mesëm. Prandaj ky proces është bashkëpunim me të gjithë dhe mendoj se të gjithë duhet të kontribuojnë që të kemi një rezultat të mirë.
Për disa vite me radhë, Universiteti i Lubjanës, për shkak të kushteve të mira, numëron shumicën e studentëve të huaj nga Maqedonia e Veriut, çfarë hapash konkret po ndërmerrni për përmirësimin e gjendjes me arsimin dhe a ndiqni shembullin e Lubjanës?
“Unë kurrë nuk e shoh procesin e arsimit të lartë si një proces që mund të realizohet nga një palë apo vendime që do të merren nga MASH, do të hapim një diskutim për përgatitjen e grupit punues për Ligjin e Arsimit të Lartë, i cili do të përfshijë institucione të rëndësishme që janë në proces të arsimit të lartë cilësor, si një agjenci cilësore me dy borde, bordin e akreditimit, e të tjera. Së bashku me përfaqësues të Unionit Studentor mund të marrim shembuj të mirë si një mënyrë e mirë për zhvillimin e institucioneve tona të arsimit të lartë, sepse krahas infrastrukturës duhet të sigurojmë një pjesë të buxhetit për të realizuar kushte më të mira infrastrukturore. E dini që përveç bursave të rregullta kemi edhe vakt ushqimor studentor, mendoj se duhet të investojmë më shumë në motivimin e studentëve dhe stafit pedagogjik, në këtë mënyrë të punojmë së bashku për kushte më të mira, në aspektin e mësimdhënies, projekteve infrastrukturore, por edhe duke pasur parasysh edhe mundësinë në vende të ndryshme, përvoja të mira jo vetëm nga Sllovenia por edhe nga vende të tjera.
Ne jemi një vend i vogël që në procesin e shkencës duhet të zhvillohet po aq shpejt sa zhvillohen proceset e tjera, por nëse e marrim atë në nivel global dhe po të marrim parasysh sa universitete ka në botë dhe disa prej tyre nuk përfshihen as në Listën e Shangait edhe ne duhet të përparojmë, por me bashkëpunim të ndërsjellë.
Këtë vit shkollor 800 qytetarë të Maqedonisë u regjistruan për studime në Universitetin e Lubjanës, a e konsideroni këtë të dhënë si dështim?
“Secili vendos se ku dëshiron të regjistrohet, realisht nuk e konsideroj dështim, sepse Ministria jonë ka kontribuar në marrëveshjet që ka në bashkëpunim dypalësh me Republikën e Sllovenisë. Dhe ne jemi në fazën e përgatitjes së kuadrove, jemi një vend i vogël, çdo përvojë e mirë e fituar si brenda dhe jashtë nëse i përmbledhim të gjitha së bashku mendoj se do të japin një kontribut të mirë në periudhën në vijim në institucionet tona të arsimit të lartë për të pasur suksese më të mira, kemi edhe studentë që vijnë tek ne, nga Turqia, Shqipëria, madje edhe nga Spanja. Të rinjtë duhet të vendosin vetë dhe ne duhet të punojmë me përgjegjësi për të krijuar kushte sa më të mira. Ata që regjistrohen në Slloveni shohin një mundësi të mirë, çdo përvojë të mirë që ne si shtet duhet ta shfrytëzojmë në periudhën e ardhshme.
mendoni se ka një mënyrë për t’i rikthyer studentët tanë nga Sllovenia, në mënyrë që atë që kanë mësuar dhe përjetuar ta aplikojnë në vend?
“Jemi të kënaqur me sa janë kthyer, sinqerisht them se ka një numër të caktuar që duan dhe studiojnë jashtë për të kontribuar për vendin tonë, ka studentë që diplomohen, por një gjë do ta them nëse të gjithë duam të kontribuojmë që vendi ynë të jetë më i mirë duhet të mendojmë të gjithë, sepse puna dhe përvoja jonë do të vlerësohet më shumë nëse kontribuojmë në shoqërinë tonë. Mund të jemi 20 ose 30 vjet jashtë vendit tonë për
të shfrytëzuar përvojën, por do të kthehemi gjithmonë në vendin tonë. Do të duhet të kontribuojnë të gjithë për kushte më të mira, për shembull, ata që diplomohen për Inxhinierët të IT-së tani kanë kushte të mira në vendin tonë, do të duhet të punojmë për kushte më të mira në shëndetësi, me përgjegjësi them se do të duhet të punojmë për kushte më të mira në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, sepse kur të kemi kushte më të mira, dhe çfarë pritet nga ne, do të kemi hapësirë të presim më shumë prej tyre të kthehen, të presim që ata të kontribuojnë për vendin tonë. Unë gjithmonë shpresoj që të gjithë të arrijnë suksesin më të madh por provën më të madhe të sukeseit do ta arrijnë në vendin nga vijnë.
Sipas disa hulumtimeve, të rinjtë besojnë se korrupsioni dhe interesi i ulët mes mësuesve janë faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë negativisht në sektorin e arsimit, cili është qëndrimi juaj ndaj kësaj?
“Korrupsioni nuk duhet të jetë fjalë në arsim, nuk duhet të ekzistojë, por nëse ka ndonjë nga këto fenomene të këqija, shfrytëzoj rastin të urdhëroj studentët të dorëzojnë dokumente në mënyrë anonime në çdo sektor të Ministrisë. Çdo profesor duhet të mendojë që në procesin e arsimit të lartë t’i japim kushtet më të mira dhe mundësitë më të mira për secilin që dëshiron të shkojë në shkollë, këtë mund ta arrijmë nëse veprojmë me përgjegjësi duke filluar nga qeveria nga Ministria, kushte më të mira për pedagogët, por jo vetëm kjo, duhet t’i kuptojmë gjërat më me përgjegjësi, për shembull procesi i realizimit të provimit, procesi i konsultimit me studentët, mendoj se zëri i studentit duhet të jetë i pari.
A mund të ketë arsim të lartë falas në Republikën e Maqedonisë së Veriut?
“Aktualisht nuk e kam analizën e buxhetit dhe as implikimet, por mund të them se ne si Ministri kemi bërë përpjekje që të ndihmojmë studentët me bursa ku vlera e bursave ka ndryshuar për mirë, siç janë vaktet ushqimore të studentëve, pra do të duhet në periudhën e ardhshme të mendojmë për këtë diskutim, kemi vende të caktuara ku si në atë privat ashtu edhe në atë publik kur financon shteti kur përcaktohet numri i financave dhe parashikohen edhe fakultetet. Kjo do një analizë afatgjatë, që do të doja të kisha në atë strategji që e kam paralajmëruar disa herë, në të cilën do të përfshihemi të gjithë, tani jemi në procesin e konceptimit, dhe arsimit fillor ku pas një viti duhet të shikoni rezultatet përfundimtare, se si po realizohet, rezultatet përfundimtare për studentët e diplomuar do të mund t’i shohin pas katër ose pesë vjetësh. Sa i përket arsimit të mesëm, Ligji për Arsimin e Mesëm ka kohë që nuk ka ndryshuar, është formuar një grup punues i cili do të ketë një takim për ndryshimet ligjore për arsimin e mesëm, përveç se vazhdojmë me ndryshimet në arsimin e lartë, si dhe këto analiza buxhetore do të përfshihen në atë strategji, në mënyrë që të ketë kushte përgjithësisht më të mira për studentët.