Shaqiri: SHBA, partner i rëndësishëm në modernizimin e arsimit në vend

min lexim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot ka zhvilluar një takim protokollar me ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kejt Mari Bërnz, ku u diskutua për aktivitetet aktuale dhe gjendjen e arsimit, thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe planet e ardhshme për zhvillimin e sistemit arsimor nacional.

“Ministri Shaqiri e njoftoi ambasadoren Bërns për ecurinë e proceseve që kanë të bëjnë me procesin e digjitalizimit të arsimit, si dhe zbatimin e reformave në arsimin fillor, duke falënderuar Qeverinë dhe qytetarët e Shteteve të Bashkuara për ndihmën dhe mbështetjen e tyre në zbatimin e trendeve globale nëpër shkollat ​​e vendit tonë. Shaqiri theksoi se Shtetet e Bashkuara janë një partner i rëndësishëm në zbatimin e disa projekteve të rëndësishme të realizuara nga MASH me agjencitë qeveritare amerikane, si dhe me Korpusin e Paqes, i cili për më shumë se dy dekada, punon me sukses në projekte që ndihmojnë zhvillimin e komuniteteve në vend”, informoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ambasadorja amerikane Bërnz theksoi se populli dhe qeveria amerikane janë të gatshëm të thellojnë bashkëpunimin në të gjitha segmentet e zhvillimit të sistemit arsimor në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se mbështetja e cila edhe deri më tani ka qenë në nivel të lartë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Osmani në Bruksel, në takim urgjent me ministrat e Jashtëm të NATO-s

Story i radhës

Ansambli Shtetëror Shqiptar nga RMV shfaq koncert ekskluziv në Bujanoc dedikuar Ditë së Mësuesit!

Të fundit nga