Shaqiri: Rajoni është i përkushtuar në krijimin e brezave të nxënësve të përkushtuar ndaj dialogut, paqes, tolerancës dhe respektit reciprok

min lexim

Klan Macedonia
VENDI
Shaqiri: Rajoni është i përkushtuar në krijimin e brezave të nxënësve të përkushtuar ndaj dialogut, paqes, tolerancës dhe respektit reciprok
VENDI 24 VIEWS by KLAN MACEDONIA on JUL 5, 2022
FACEBOOK
2_54
Popujve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor u mungon më shumë kohezioni dhe respekti për diversitetin dhe më pak orientimi ndaj nacionalizmit ekstrem, intolerancës dhe urrejtjes, për të jetuar në një mjedis më harmonik dhe më i bukur për të jetuar. Nëse tek të moshuarit ndryshimi është më i vështirë, është e sigurt se do të mund të ndikojmë sistematikisht te të rinjtë, gjegjësisht ndërmjet vendosjes korrekte të sistemeve arsimore kombëtare dhe me mbështetjen e mjaftueshme të sektorit civil. Patjetër që ata t`i mësojmë të orientohen drejt dialogut, ndërtimit të paqes dhe respektit më të madh të ndërsjellë. Të rriten në njerëz pa paragjykime,të bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë eksperienca, duke besuar se në këtë mënyrë do të kontribuojnë për një jetë më të mirë në vendin e tyre, dhe kështu edhe në rajon.

Këtë e deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në manifestimin në Strugë ku u prezantuan rezultatet e deritanishme të programit të shkëmbimit dhe rrjetëzimit të shkollave “Super Shkollat” të zbatuar nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor dhe Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, ndërsa qëllimi i së cilës është lidhja e shkollave të mesme nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të përmirësuar kapacitetet e tyre për zbatimin e projekteve për ndërtimin e dialogut ndërkulturor dhe bashkëpunimit rajonal.

“Pata rastin të shoh rezultatet e realizimit të kësaj iniciative të deritanishme, gjegjësisht programin gjatë 6-7 muajve të kaluar dhe mund të them se janë motivuese dhe pres që në të ardhmen të jenë edhe më të mira. Jam veçanërisht krenar që shkollat ​​nga Maqedonia e Veriut morën pjesë në mënyrë aktive në iniciativë. Kjo d;shmon se ne si shtet kemi një rini që tregon gatishmëri për të marrë pjesë në krijimin e ndryshimeve që të gjithë duam t`i shohim në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Shaqiri..

Ministri falënderoi për mbështetjen e RYCO-s dhe GIZ-it dhe siç u shpreh ai, beson se në të ardhmen bashkëpunimi do të jetë edhe më i madh, sepse është i qartë synimi i të gjitha vendeve të rajonit për të krijuar gjenerata sa më të mira të nxënësve dhe të rinjve me vlera të vërteta.

“Ju bëj thirrje për këmbëngulje në zbatimin e kësaj iniciative dhe sigurisht promovimin dhe zgjerimin më të madh të saj në të ardhmen. “Të përfshijmë sa më shumë të rinj dhe të ndërtojmë një rajon që do të jetë rezistent ndaj ndikimeve politike që synojnë thellimin e zbrastirave mes kombeve”, shtoi Shaqiri.

Në kuadër të iniciativës , gjithsej 30 shkolla të mesme nga Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi, organizuan 60 aktivitete për shkëmbimin e përvojave përmes rrjetëzimit të mbi 800 nxënësve të moshës prej 15 deri në 17 vjeç. Në aktivitete u përfshinë mbi 100 mësimdhënës. Iniciativa do të zbatohet deri në mars të viti 2024.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shtohen dyshimet – Partey nuk ka udhëtuar me skuadrën

Story i radhës

​Shënuan 187 gola brenda dy ndeshjeve, nisin hetimet për dy skuadrat

Të fundit nga