​Shaqiri pritet të rikthehet në Evropë

1 minut lexim

Xherdan Shaqiri do të largohet nga Chicago pas dy vitesh e gjysmë. Një kthim në Evropë është mundësia më e madhe për ish-sulmuesin e Interit.

Siç raportoi pak ditë më parë portali grek “SDNA”, Panathinaikos thuhet se është i interesuar për Shaqirin. Thuhet se klubi nga Athina e ka bërë një synim madhor këtë transferim.

Shaqiri përjetoi një aventurë zhgënjyese në Kampionatin Evropian të futbollit në Gjermani duke mos pasur minutazhën e duhur në fushë, edhe pse në pak minuta kundër Anglisë, ai tregoi cilësitë e tij.

Në karrierën e tij, Shaqiri ka luajtur për skuadra të mëdha evropiane si Basel, Inter, Liverpool e Bayern Mynih.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

iPhone 16 Pro mund të ofrojë zmadhim optik 5x

Story i radhës

Vaji i Arrave – Vaji i Çudirave Plot Shëndet

Të fundit nga