Shaqiri: Pritet rritje e interesimit në arsimin dual

March 21, 2022
1 minut lexim

Përmirësimin i cilësisë së arsimit të mesëm profesional, forcimi i arsimit dual, prodhimi i profileve profesionale sipas nevojave të tregut të punës dhe rritja e punësimeve tek të rinjët, janë qëllimet kryesore të projektit dialogu social “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm “, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në Tetovë, ku u mbajt takimi i fundit për këtë vit shkollorë.

“Personalisht jamë shumë i kënaqur, për asrye se fillimisht para se të fillojë ky projekt ka pas 11 paralele duale, vitin paraprak, vitin e kaluar është rrit numri 90 dhe sipas të dhënave të cilat I kam nga Drejtori I Qendrës për Arsim Profesional, këtë vit numri do të jetë mbi 140 paralele duale. Që është shumë pozitive. Ka probleme dhe vështirësi por besoj që gjatë rrugës mund ti kalojmë këto probleme dhe vështirësi”, u shpreh ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.

Shtoi se MASH nga ky vit shkollor ndau bursa në vlerë prej 3.500 denarë dhe kjo praktikë do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm si stimulim për zhvillmin e arsimit dual. Në lidhje me respektimin e marrëveshjeve kolektive për rritje të pagave ai tha se këtë javë do zhvillohet një takim I zgjeruar mes përfaqësuesve të qeverisë dhe SASHK-ut.

“Kishim situatën me kovid, kemi krizën energjetike, krizën ekonomike dhe askush nuk e thotë se kjo marrëveshje nuk do të fillojë të zbatohet ose është një ecuri pozitive e asaj që më herët po zbatoheshte. Këto zhvillime e kanë sjellur këtë situatë, por do të mendohet edhe në të ardhmen që të zgjidhet edhe ky problem”, theksoi Shaqiri.

Negociojmë të shohim zgjidhjen e mundshme, por jo të jetë bojkoti I mësimit sepse ata që duhet më së paku të humbin nga ky proces janë nxënësit, shtoi Shaqiri.

Përveç SASHK-ut edhe Sindikata e Pavarur në Arsim dhe Shkencë kërkon rritjen e pagave. Në portestat e së shtunës kërkuan rritjen e pagave për 18 për qind duke nisur nga marsi, në të kundërtën, nëse nuk pranohen kërkesat e tyre, do të shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat tjerë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Osmani: Le t’i mbrojmë pyjet, në mënyrë që të mbrojmë vet jetën

Story i radhës

Shqipëria zbarkon në Spanjë, rrezikon ndeshjen një titullar i rëndësishëm

Të fundit nga

ShkoLartë