shaqiri perqindja e infektimit tek nxenesit eshte shume e ulet 61fbe1ad11956

Shaqiri: Përqindja e infektimit tek nxënësit është shumë e ulët

February 3, 2022
1 minut lexim
04122020

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në një intervistë për TV21 tha se sipas gjendjes aktuale me pandeminë, mësimi mund të vazhdojë me prezencë fizike.

“Ministria është në komunikim të përditshëm për të parë nga afër numrat si lëvizin, dje kemi pasur komunikim, numrat janë shumë të ulëta, janë minimale, do të vazhdojmë të komunikojmë. Përfitimet e procesit për të qenë me prezencë fizike janë më të mëdha nga aspekti edukativo-arsimorë. Nëse duam prezencën fizike duhet të kemi kujdes edhe për masat dhe protokollet”, tha Shaqiri.

Shaqiri tha se përqindja e infektimit tek nxënësit është e ulët.

“Përqindja është shumë e vogël, 0,15 në është dhënë në ditën e parë, dje ka rënë në 0,05. Është numër i vogël. Tek punëtorët në sektorin e arsimit përqindja është 0,85”, theksoi mes tjerash Shaqiri.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Ahmeti Garcia1
Story i mëparshëm

Ahmeti pret në takim ambasadorin Garcia: Spanja jep përkrahje të plot për anëtarësim në BE

bekteshi dhe rexhepi ne takimin e tete ministror te keshillit keshilldhenes te koridorit jugor te gazit ne
Story i radhës

Bekteshi dhe Rexhepi në takimin e tetë ministror të këshillit këshilldhënës të koridorit jugor të gazit në Azerbejxhan

Të fundit nga

ShkoLartë