Shaqiri: Në MASH tashmë janë dërguar dorëshkrime për librat shkollorë të historisë për për klasën e pestë dhe të gjashtë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot deklaroi se dorëshkrimet për librat shkollorë të historisë për klasën e pestë dhe të gjashtë tashmë janë dorëzuar në Ministri.

“Sipas informacioneve që i marrë nga Shërbimi pedagogjik, librat shkollorë, gjegjësisht dorëshkrimet janë të mira dhe cilësore dhe presim recensione”, theksoi Shaqiri dhe u ka bërë thirrje profesorëve që kanë vërejtje për librat shkollorë, shoqëri ose për bashkim të lëndëve të kyçen në përpunimin e recensionit të atyre librave.

Ministri, gjatë vizitës së sotme në Fakultetin e Ndërtimtarisë pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi”, theksoi se pas marrjes së recesnionegve shpreson se në afat prej 30 ditëve do të përfundojë e gjithë procedura dhe librat shkollorë të përpunuara do të jenë para nxënësve.

“Më gëzon fakti që kur do të diskutojmë për libra të caktuar, profesorët që kanë vërejtje kishin materiale përgatitore, të cilët tashmë janë publikuar. Ata që kanë diskutim për programin e këtyre lëndëve le të bëjmë krahasim të materialit përgatitor për temat që mësohen në atë lëndë, që të kyçen në proces, ndërsa gjithashtu nxënësit momentalisht kanë materiale përgatitore, të cilët janë përgatitur nga ana e Byrosë për zhvillim dhe janë sipas programit mësimor”, theksoi ai.

Në pyetjen e gazetarëve se cilët janë shkaqet që nuk paraqiten recensione, ministri u përgjigj se njëra arsye janë vërejtjet për ditën përmbajtësore të librit të përzgjedhur për klasën e pestë, si dhe vërejtja për bashkimin e dy lëndëve, historia dhe shoqëria në një

Në pyetjen për gjendjen e nxënësve të klasës së gjashtë të shkollës fillore “Njegosh” në Jurumleri, ministri theksoi se prindërit e fëmijëve që mësojnë në gjuhën shqipe në komunikim me Ministrinë kanë marrë vendim që të regjistrohen në një shkollë tjetër në për të vazhduar shkollimin, por theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës premtoi vazhdimin e diskutimit me shkollën për zgjidhjen e problemit.

“Kur kemi vërejtje nga Inspektorati arsimor dhe institucionet tjera, ne si institucion dalim në terren. U bëj thirrje prindërve që tani bojkotojnë që të përfshihen në procesin e të gjitha raporteve që do t’i dërgohen Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga të gjitha autoritetet e tjera që do të kontrollojnë punën. Fëmijët nuk duhet të vuajnë as nga njëra anë as nga tjetra”, theksoi Shaqiri dhe shtoi se nuk sheh problem që fëmijët e klasës së gjashtë të mos vazhdojnë shkollimin në të njëjtën shkollë nga gjysma e dytë e vitit.

Story i mëparshëm

Çfarë bëjnë para një ndeshje? Jasir Asani si asnjëherë, tregon me kë futbollist ndan dhomën

Story i radhës

LIVE: Shpërthime gjatë natës, në këtë pjesë zhvilloi ‘bombardimet’ Rusia gjatë natës

Të fundit nga