Shaqiri: Ministria e Arsimit lejon përdorimin e abetares së përbashkët

Ministri i Arsimit Jeton Shqiri ka deklaruar se abetarja e përbashkët Shipëri -Kosovë do të përdoret edhe në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dhënë pëlqimit për përdorimin e Abetarës për nxënësit në klasën e parë në mësim në gjuhë shqipe në vitin shkollor 2022-2023.

“Ministria lejon e përdorimin e materialit të përpiluar nga autorët Mimoza Gjokutaj, Saranda Kumnova, Naser Zabeli dhe Tereza Babasuli, i cili është dedikuar për nxënësit e klasës së parë të regjistruar në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

Si institucion përgjegjës që u përgjigjet nevojave në kohën e duhur për realizimin e pa ndërprerë dhe me cilësi të lartë të procesit arsimor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të mbështesë edhe në të ardhmen çdo iniciativë për përdorimin e materialeve didaktike që janë me interes për nxënësit dhe ndihmojnë në arritjen e qëllimeve të përcaktuara me plan-programet mësimore”, ka njoftuar Shaqiri

Marketing

Story i mëparshëm

Si mund të mbijetojë Evropa pa gazin rus

Story i radhës

Bulku: Qëllim kemi të fitojmë këtë ndeshje

Të fundit nga