Shaqiri: Jemi të përgatitur për mësim me prezencë fizike

January 28, 2022
min lexim

Kanë mbetur edhe pak ditë që të fillojë procesi mësimor në vend i cili me propozim të ministrisë për Arsim dhe shkencë sipas rekomandimeve të Komisonit për sëmundje ngjitëse dhe vendim të Qeverisë është shtyrë për disa ditë.

Ministri i arsimit dhr shkencës, Jeton Shaqiri gjatë një deklarate për media ka folur rreth procesit mësimor, si do të zhvillohet ai si dhe për projekte tjera kapitale që kjo ministri po planifikon.

“Siç e dini më në periudhën që kaloj gjysëm vjetori i dytë shkollor duhet të fillonte me datën 20 por për arsye të vendimit të cilën e sollëm të përbashkët, gjysëm vjetori i dytë shkollor do të filloj me datën 1 shkurt, e them këtë gjë e përmenda se ne, vendimin e parë e sollëm duke pasur parasysh një analizë më të zgjeruar të cilën e bëmë por mbrenda kohës kishim edhe rekomandimin dhe disa këshilla edhe nga ana e UNICEF-it për të filluar vitin e ri shkollor edhe me prezencë fizike, jemi në periudhën e tashme dhe si ministër kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm dhe kemi pasur dy komunikime të rregullta me gjithë drejtorat e shkollave fillore dhe shkollave të mesme në të cilët kam dëgjuar nga afër kërkesat nevojat ose problemet dhe shqetsimet të cilët i kanë drejtorët në procesin e menaxhimit dhe drejtimit të institucioneve të tyre arsimore. Nga komunikimi nuk më ka dal që të kem një kërkesë përveq në situata shumë pak të vogla për arsye të investimeve kapitale siç janë disa shkolla do të thot drejtorët e shkollave nuk kanë paraqitur shqetësimin për të pas një numër të konsiderueshëm të femijëve ose të stafit mësimdhënës të cilët e kanë në shkollat e infektuara, kjo më tregon që gjithë drejtorët e shkollave janë të pregaditur por për mua është shum si gjë e rrëndësishme në këto ditë që ka qenë ky diskutim kam marë shumë porosi nga fëmijët dhe nga nxënës qoftë nga arsimi fillor apo ai i mesëm të cilët janë shumë të lumtur që viti i ri shkollor do të filloj në datën 1 shkurt dhe të gjithë mezi po presin me padurim që të jenë prezent në bankat shkollore për të vazhduar mësimin. Është e rëndësishme fakti se jemi të gjithë të vetëdijshëm që prezenca fizike nëpër shkolla jep një rezultat më të mirë në procesin mësimdhënës dhe të njejtën kohë është e vërtetuar që kjo ka treguar që është më efektive dhe produktive për procesin mësimor, të gjithë duhet të ju përmbahemi protokoleve, masave mbrojtëse dhe të rruajmë shëndetin por jemi në një situatë të një virusi ku është me shumë të panjohura ndërsa procesi që varet nga ne mund të menaxhohet dhe të kontrollohet nga ne”, është shprehur Shaqiri.

 

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pensilvani, shembet ura para vizitës se presidentit për të diskutuar mbi infrastrukturën

Story i radhës

UT telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të veprimtarit Rafi Halili

Të fundit nga

ShkoLartë