Deputeti i VLEN, Rijad Shaqiri nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar ndaj deklaratës së Ziadin Selës të thënë mbrëmë në ClickPlus, transmeton TV21.
Shaqiri ka ndaluar tek deklarata ku Sela flet për të, duke thënë se “ASh-ja u formua si rezultat i revoltës ndaj veprimeve të gabuara politike të PDSh-së dhe BDI-së, jo të bëheni paterica e tyre”.
Reagimi i plotë i Rijad Shaqirit pa ndërhyrje:
“Aleanca per shqiptaret nuk ka qen dhe nuk eshtë pronë private e askujt.
Dikush merr të drejtën të thotë se më paska marrur mua në parti, vec po ju kujtoj se ASH ështe formuar si resultat i revoltës ndaj veprimeve te gabuara politike të PDSH-se dhe BDI-se e jo te beheni paterica te ktyre, ju rikujtojë se për dallim nga ju kariera politike e dikuj ka filluar fale kontributit familjar nder breza ndersa kariera juaj politike ka filluar duke akuzuar të tjerët e në funde te perfundoshë bashke me ta është për të ardhur keq.
Mendoje se edhe ne politikë duhet te ket pak moral sa që ti shikosh shokët qe ke pasur gjat rrugëtimit tandë ne sy e te ju thuash nji mirdita për hirë te kulturës elementare.
Andaj duhet ta dije cdo kushe se ne politik ka edhe pazare politike për perfitime politike te subjektit por jo edhe per te vjedhur dhe shantazhuar të tjerit.
Ështe mire te dijë cdo kush që pretendon të merret me politk se fillimi i rrënimit politik të shum subjekteve ka filluar nga Likova-Kumanova por edhe fillimi i ngritjes politike të shum proceseve ka filluar mu në Karadak.
Burimi: tv21