Shaqiri: Garat e nxënësve në teknikë popullore inkurajojnë  kërkimin dhe krijimtarinë, kujdesi i të rinjve është institucional dhe qytetar

min lexim

Garat shkollore janë  aktivitet i rëndësishëm jashtëshkollor që avancojnë njohuritë dhe shkathtësitë e të rinjve dhe zhvillon kreativitetin. Duke garuar, të rinjtë fitojnë njohuri dhe përvojë të thelluar në një fushë të caktuar, marrin iniciativën, forcojnë shpirtin konkurrues si baza të forta për arritjen e suksesit në jetë dhe në nivel profesional. Mbështesim dhe inkurajojmë organizimin e garave për nxënës, duke i njohur ato si aktivitete përmes të cilave realizohen qëllimet arsimore, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në hapjen e ekspozitës edukative të projekteve të shpërblyera  kërkimore dhe inovative të 58-të Gara shtetëror të lidhjes së  shoqatave të kërkuesve  të rinj.

Ministri falënderoi Organizatën për teknikë popullore, e cila këtë vit shënon 75 vjet ekzistencë, si organizator i garave për nxënës në të cilën shumë nxënës  të shkollave të mesme në një vend i prezentojnë  projektet e tyre kërkimore dhe inovative në fushën e shkencave të aplikuara dhe natyrore.

“Këto ngjarje dhe jubile janë një dëshmi se ekziston një kujdes i madh dhe i gjerë shoqëror për të rinjtë në vend. Se përveç angazhimit institucional, ekziston  edhe  angazhim në sektorin civil për zbulimin e talenteve, për zhvillimin e  potencialit të tyre dhe orientimin e tyre profesional. Prandaj të gjitha organizatave komunale të Teknikës popullore, sindikatave profesionale, ju uroj jetëgjatësi, shumë suksese dhe pritje të përmbushura në të ardhmen”, theksoi ministri Shaqiri.

Duke theksuar se po vijnë ditë më të mira për arsimin në Maqedoninë e Veriut, ministri i theksoi ndryshimet e mëdha të filluara, veçanërisht në bazën e sistemit arsimor kombëtar – në arsimin fillor, të cilat pritet të shfaqin efekte për disa vite dhe tanimë do të  zbatohen  përmes avancimit të renditjes globale të sistemeve arsimore.

Përpjekjet e MASH-it dhe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të drejtuara në krijimin e sistemit arsimor që do të rrisë kreativitetin dhe inovacionin tek të rinjtë dhe do të forcojë kompetencat digjitale dhe sipërmarrëse. Qëllimi ynë është të edukojmë qytetarë të cilët me njohuritë dhe shkathtësitë e tyre do të jenë të përgatitur për sfidat e shekullit të 21-të.

“Në arsimin e mesëm, ndryshimet janë tashmë efektive. Koncepti i arsimit dual është zgjeruar në pjesën më të madhe të shkollave profesionale dhe jep rezultate – të rinjtë fitojnë njohuri dhe shkathtësi praktike të zbatueshme që i bëjnë më të përgatitur për të hyrë në tregun e punës, por edhe për të vazhduar arsimin e lartë. Kemi plan të mire, por që të mund ai të jep rezultatet e dëshiruara, është e domosdoshme të merr mbështetje më të gjërë nga e gjithë shoqëria” theksoi Shaqiri.

Marketing

Story i mëparshëm

Edon Maxhuni nënshkruan me klubin gjerman

Story i radhës

Asnjë humbje jete dhe 47 raste me Covid-19 në 24 orët e fundit

Të fundit nga