Shaqiri-Duev: Zhvillimi i shkencave humane dhe shoqërore nënkupton dhe zhvillim inkluziv dhe të qëndrueshëm të shoqërisë

February 24, 2022
1 minut lexim

Mbështetja që shteti do të vazhdojë të ofrojë për institucionet e arsimit të lartë dhe ato shkencore që punojnë në fushën e shkencave humane dhe shoqërore, ishte temambi të cilën u diskutua në takimin e sotëm të ministrit tëarsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri me dekanin e Fakultetit Filozofik në Shkup, prof. Dr Ratko Duev.

Ministri Shaqiri tha se kuadri i prodhuar nga institucionet arsimore dhe shkencore në këto fusha është bazë për funksionimin normal të disa sistemeve sociale dhe se rezultatet e hulumtimit shkencor kontribuojnë në sigurimin e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të shoqërisë në tërësi.

“Vlerësoj veçanërisht punën e Fakultetit Filozofik, i cili prej më shumë se 100 vitesh zhvillon dhe realizon potencialin shkencor në shkencat humane dhe shoqërore. Fakulteti ka programe cilësore mësimore-shkencore të cilat besoj se do të vazhdoni t’i përmirësoni, modernizoni dhe kështu të krijoni gjenerata edhe më të mira të qytetarëve akademikë”, tha Shaqiri.

Dekani i këtij fakulteti, prof. Dr. Duev u shpreh me shpresën se në të ardhmen bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të thellohet më tej dhe do të tejkalohen më shpejt sfidat me të cilat ballafaqohet fakulteti, veçanërisht në drejtim të ofrimit të mundësive për punësim të kuadrove të reja mësimore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ambasadori i RMV-së në Kiev: Nuk ka shtetas të RMV-së të lënduar

Story i radhës

Reddit merr prej Instagram me një hapësirë të re përmbajtjesh

Të fundit nga

ShkoLartë