Shaqiri: Arsimi cilësor dual i rëndësishëm për të ardhmen e nxënësve

March 2, 2022
min lexim

Arsimi cilësor është i rëndësishëm për të ardhmen e suksesshme të çdo nxënësi individualisht, por është po aq i rëndësishëm edhe për të ardhmen e vendit. Prandaj, për Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, reformat në arsim kanë prioritet të lartë, si një nga hapat kyç për zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe transformimin e shoqërisë. Shikuar nga këndvështrimi i vetëqeverisjeve vendore dhe kompanive që operojnë këtu, ndryshimet në arsimin e mesëm profesional, që synojnë avancimin e arsimit dual, kanë për qëllim që nëpërmjet punës praktike të nxënësve ndërsa më pak mësim teorik, të krijojnë kuadër të kualifikuar për të cilët tregu i punës ka nevojë. Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në takimet që pati sot me përfaqësuesit e komunave, komunitetin e biznesit dhe drejtorët e shkollave të mesme profesionale, të cilat në kuadër të dialogut “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” u mbajtën në Manastir.

“Qëllimi i këtyre takimeve është që përmes një bashkëbisedimi konstruktiv të shohim nevojën e disa profesioneve dhe drejtimeve që mungojnë në nivel lokal, por edhe të ndërmarrim veprime konkrete për mundësinë e formimit të tyre në paralele duale , nga viti i ardhshëm shkollor. 2022/23. “Jam i bindur se ky takim do të rezultojë në krijimin e politikave cilësore të regjistrimit në arsimin e mesëm profesional për vitin e ri shkollor”, theksoi ministri Shaqiri.

Si rezultat i dialogut social të vitit të kaluar, në Manastir, Resnjë dhe Demir Hisar janë hapur gjithsej 5 paralele duale me 67 nxënës të regjistruar.

Ministri informoi se pyetësorit të dorëzuar te kompanitë para fillimit të dialogut iu përgjigjën rreth 400 kompani, ku mbi 90% shprehën dëshirë për t’u përfshirë në krijimin e paraleleve duale dhe të pranojnë nxënës për praktikë.

“Dëshiroj të theksoj se krahas probabilitetit të lartë për punësim të shpejtë pas përfundimit të arsimit të mesëm profesional, motiv i rëndësishëm për nxënësit të regjistrohen në paralele duale janë edhe bursat që i ndanë Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Bursa mujore për nxënësit në paralelet duale është 3500 denarë, ndërsa ajo është e ardhur e mirë për nxënësit përderisa shkollohen”, theksoi ministri. Ai gjithashtu ju bëri thirrje kompanive që të përfshihen në krijimin e politikës së regjistrimit, si mënyrë më efektive për sigurimin e kuadrit që është deficitarë në tregun e punës.

Paraprakisht, takim u mbajt edhe në Komunën e Prilepit, ku mori pjesë edhe zëvendës-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu. Para përfaqësuesve të pranishëm të të gjitha palëve të interesuara, Aliu tha se kjo komunë vitin e kaluar ka pasur rezultate të shkëlqyera nga dialogu dhe në vitin shkollor 2021/2022 janë hapur gjithsej 7 paralele duale me gjithsej 99 nxënës të regjistruar.

“Vitin e kaluar nuk arritëm të themelojmë paralele duale në Krushevë, por sinqerisht shpresoj se pas këtij dialogu të sotëm këtë do të arrijmë për vitin e ardhshëm shkollor”, potencoi Aliu, duke ju bërë thirrje kompanive që në mënyrë aktive të mendojnë për përfshirjen në arsimin dual, si mënyrë e dëshmuar për arsimin e kuadrove që menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale janë të përgatitur në procesin e punës.

Arsimi i mesëm profesional është i aksesueshëm për arsimin e lartë dhe njëkohësisht siguron pozitë fillestar më të mirë për të studiuar në fakultetet teknike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ahmeti përkujton Besëlidhjen Arbërore të Lezhës: Hodhi themelet e bashkimit kombëtar dhe traditës shtetërore

Story i radhës

Klubet italiane vazhdojnë interesimin për Nedim Bajramin

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë