Shaqiri: 1800 den për nxenësit, prindërit e të cilëve marrin nën 50 mijë den

December 19, 2023
1 minut lexim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka njoftuar se deri me 24 dhjetor, respektivisht edhe 6 ditë, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme mund të aplikojnë që të marrin nga 1200-1800 denarë në muaj, në 6 muajt e ardhshëm, përcjell TV21. Kusht për shfrytëzimin e kësaj mase është që prindërit e fëmijëve të kenë të ardhura mujore nën 50.000 denarë.

“Nxënës të dashur të shkollave fillore dhe të mesme, a jeni gati për lajm të bukur? Nëse të hyrat e prindërve nuk kalojnë shumën 50 000 denarë atëherë do të mundet të aplikoni dhe 6 muaj do të fitoni nga 1200 denarë, respektivisht 1800 denarë. Dokumentet i dërgoni në shkollën ku mësoni deri më 24 dhjetor 2023. Të gjithë në aksion”, shkruan Shaqiri.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

HRW denoncon Izraelin për përdorimin e urisë si ‘armë lufte’ në Gaza

Story i radhës

Rrugët e ngrira në Tetovë shkaktojnë aksidente

Të fundit nga

ShkoLartë