shaqir totaj shpreh ngushellime per vdekjen e ish kryetarit te prizrenit eqrem kryeziu 6a8d65130a9b1

Shaqir Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem Kryeziu

August 25, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-kreut të kësaj komune, Eqrem Kryeziut.

Përmes një postimi në Facebook, Totaj tha se profesor Kryeziu la gjurmë të pashlyeshme në historinë e re si një nga themeluesit dhe figurat qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe në udhëheqjen e zhvillimin e qytetit të Prizrenit.

Siç tha Totaj, kontributi i të ndjerit në sferën akademike si profesor i letërsisë shqipe dhe në konsolidimin e institucioneve të Kosovës do të kujtohet gjithmonë me respekt të lartë.

“Në nderim të jetës dhe veprës së tij, nën patronatin e Komunës së Prizrenit, sot në orën 14:30, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, do të mbahet mbledhje komemorative. Ngushëllime të sinqerta familjes Kryeziu, miqve, kolegëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve! I përjetshëm qoftë kujtimi për të! Rri në paqe, Profesor!”, ka shkruar ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

file 00000000dd7881f5baab1d9342a83eb9
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: Çanta, pajisje shkollore dhe uniformë falas për çdo nxënës të klasës së parë në Butel

kos flet per zgjerimin e be se mal i zi favorit shqiperia ka permbushur standardet 6a8d65912440c
Lajmi i radhës

Kos flet për zgjerimin e BE-së: Mal i Zi favorit, Shqipëria ka përmbushur standardet

Të fundit nga

​28 vjet nga rënia e Ismet Jasharit

Sot mbushen 28 vjet nga rënia e Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Komandant Kumanova. Ai lindi në fshatin Orizare të Kumanovës më 16 prill 1967. Ishte i biri
ShkoLartë