Shaqir Totaj priti kampionet

May 20, 2022
1 minut lexim

Basketbollistet e KBF “Junior 06” U-16, kampionet aktuale të Kosovës, janë pritur nga i pari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Fillimisht trajneri Ramush Rushiti e ka njoftuar kryetarin për punën e KB “Junior 06”, klub ky i organizuar mjaft mirë dhe me një numër të madh basketbollistësh e basketbollistesh. 

Po ashtu trajneri foli edhe për suksesin e arritur të basketbollisteve U-16, të cilat sivjet janë shpallur kampione të Kosovës, madje me lojtarë të kësaj shkolle të cilat janë produkt ekskluziv i kësaj shkolle.

Image

E Suksesi i KBF “Junior 06” ka marrë jehonë edhe te klubet jashtë Kosovës.

Kësisoj, dy klube me renome nga Mali i Zi, KBF “Buduçnost” nga Podgorica dhe KB “Primorje” nga Hercegnovi (kampionë në WABA Ligë) e kanë uruar trajnerin Rushiti për suksesin e arritur, ndërsa i kanë dërguar ftesë për bashkëpunim më të ngushtë dhe për ndeshje miqësore.

Kryetari prizrenas, ndërkaq, shprehu kënaqësinë për të arriturat e klubit, ndërkohë përgëzoi kampionet dhe trajnerin duke i inkurajuar për të vazhduar edhe më tej më këtë punë dhe përkushtim, duke premtuar edhe përkrahje më të madhe për këtë klub dhe për basketbollistët në përgjithësi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A do të vazhdojë masa “TVSH-ja ime”? Përgjigjer Llukarevska

Story i radhës

Këtyre shenjave të horoskopit, u pëlqen të kenë komandën

Të fundit nga

Sot varrosen viktimat e familjes Arsllani

2 Shkup, 4 janar – Një aksident tragjik ka tronditur Maqedoninë e Veriut natën e së enjtes kur një veturë që udhëtonte në afërsi të Shkupit ka dalë nga rruga dhe ka
ShkoLartë