Qindra mijëra njerëz u evakuuan pasi një tajfun i fuqishëm goditi qytetin më të populluar të Kinës, Shanghai.
Tajfuni “Bebinca” ra të dielën më mbrëmje në zonën bregdetare të qytetit të ri Lingang në lindje të Shangait, tha Administrata Meteorologjike e Kinës.
Kjo është stuhia më e fortë që ka goditur Shangain në 75 vjet, sipas mediave shtetërore kineze.
Sipas raportimeve paraprake, më shumë se 400,000 njerëz në zonën metropolitane të Shangait u zhvendosën të dielën në mbrëmje, sipas zyrtarëve lokalë.
25 milionë banorët e Shangait ishin këshilluar të qëndronin në shtëpi përpara mbërritjes së stuhisë.
Është e rrallë që Shangai të goditet drejtpërdrejt nga tajfunët e fortë, raporton BBC.
Burimi: botasot.info