Shala: Propozimi evropian duhet t’i nënshtrohet vendimmarrjes së Kuvendit

March 1, 2023
1 minut lexim

Propozimi evropian për Kosovën e Serbinë vazhdon të refuzohet nga opozita. Megjithatë, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala thotë se kjo marrëveshje duhet t’i nënshtrohet vendimmarrjes së Kuvendit.

Kjo pasi siç thekson ai, është shkelje e Kushtetutës dhe sovranitetit.

“Megjithatë, unë konsideroj që jemi në të njëjtën linjë që kjo marrëveshje duhet t’i nënshtrohet vendimmarrjes së Kuvendit. Duhet t’i nënshtrohet për faktin që tejkalon çdo pritje që është proklamuar deri sot, është shkelje flagrante e Kushtetutës, është shkelje e sovranitetit, është shkelje e rregullimit shoqëror shtetëror të brendshëm, dhe kemi linja direkte të komunikimit do të thotë marrëveshjen me një shtet tjetër, me një kryeqytet tjetër, i cili në proambulë e ka Kosovën si pjesë të saj”, deklaroi ai.

Pas takimit në Bruksel më 27 shkurt, kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se Kosova dhe Serbia e kanë pranuar propozimin evropian pa ndryshime, teksa ka bërë të ditur se bisedimet për zbatimin e saj do të zhvillohen së shpejti. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Shpirti”, i penduari zbulon si trafikonte “Lani” tonelata kanabis

Story i radhës

Shërbimi sekret ukrainas shkatërron brenda një nate gjashtë tanke ruse

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë