Shala i PDK-së thotë se Qeveria po i ikë përgjegjësisë parlamentare, rendit arsyet se pse s’ka seanca

October 3, 2024
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se Qeveria po ikë nga përgjegjësia parlamentare.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se instituconet në kushte normale do të duhej të ftonin seanca, për të përmbylur mandatin dhe objektivat politike, ekonomike e legjislative.

Sipas tij, këto janë arsyet se pse po mungojnë seancat:

“- Nuk kanë vullnet të ballafaqohen në debat për politikat integruese të kësaj Qeverie.

– Nuk ka debat për rrezikun e përjashtimit të Kosovës nga CEFTA.

– Nuk ka debat për mos antarsimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

– Nuk ka debat për sanksionet e vendosura ndaj Kosovës.

– Nuk ka debat për njohje të reja të shtetit.

– Nuk ka debat për mosrealizimin e objektivave të brendshme ekonomike.

– Nuk ka debat për mbylljen e AKP-së.

– Nuk ka debat për pakon e ligjeve të energjisë.

– Nuk ka debat për mos sigurimin e rezervave shtetërore për vitet 2022, 2023 dhe 2024.

– Nuk ka debat për aferat e ambalazhuesve të ujit dhe themelimin e Komisionit Hetimor për këtë çështje.

– Nuk ka debat për dështimin në shtritjen e sovranitetit energjetik në veri, përkundër licencimit të Elektro-Severit nga kjo Qeveri.

– Nuk ka debat për Ushtruesit e Detyrave, që në mënyrë të paligjshme ushtrojnë funksionet e tyre”.

BURIMI: Bota Sot

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

VLEN e gatshme: Vettingu të fillojë nga Ali Ahmeti/ Bexheti: Kërkesa për vetting është serioze!

Story i radhës

Prezantohet drejtori i ri i Policisë/ Ministri Hoxha: Policia tani në duar të reja

Të fundit nga

ShkoLartë