Shakira tregon se si ndihet pas ndarjes: Duhet të jem më e fortë se një luan

March 2, 2023
1 minut lexim

Shakira nuk ndalon së foluri për përjetimet e saj pas tradhtisë së Gerard Piqué me Clara Chia Marti dhe së fundmi, në një intervistë ajo është shprehur se “duhet të jetë më e fortë se një luan”, duke pranuar dhimbjen dhe pikat e dobëta.

“Ndihem e plotësuar, sepse ndihem sikur mund të mbështetem te vetja dhe fëmijët të mbështeten tek unë. Duhet të jem më e fortë se një luan. Kjo forcë, duhet të jetë e vërtetë, jo një fasadë, duhet të jetë rezultat i një dhimbjeje të madhe. Të pranosh një dhimbje të tilë dhe të tolerosh frustrimin, sepse gjërat në jetë nuk shkojnë gjithnjë si duam ne”, tha Shakira, referuar ndarjes së shumëpërfolur nga ish-partneri, Gerard Piqué.

“Në një mënyrë apo një tjetër, ia dola ta mësoj në një tjetër këndvështrim se do të jem mirë vetëm. Kur një grua përballet me sfida në jetë, ajo bëhet më e fortë. Kur bëhet më e fortë, mëson t’i njohë dobësitë e saj dhe të pranojë anën e ndjeshme”, tha Shakira.

Ajo dhe ish-futbollisti Piqué u ndanë në qershor të vitit 2022, pas 11 viteve bashkë. Ata u njohën në xhirimet e këngës “Waka Waka (This Time for Africa)” dhe kanë dy fëmijë bashkë, Milan (10 vjeç) dhe Sasha (8 vjeç). Dyshja u nda, pasi Piqué e tradhtoi Shakira-n me 23-vjeçaren, Clara Chia Marti dhe këngëtarja e zbuloi tradhtinë përmes një kavanozi me reçel. 

Që prej ndarjes, Shakira i ka dedikuar disa këngë ish-futbollistit dhe të dashurës së tij të re, duke thyer edhe mitin se Ujorët kur ndahen, të harrojnë emrin dhe mbiemrin.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Washingtoni furnizon me raketa Tajvanin pas kërcënimeve të Kinës

Story i radhës

Shifra faraonike

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë