Këngëtarja kolumbiane Shakira, ka vendosur t’i rikthehet karrierës së saj muzikore dhe këtë e ka bërë duke lënë pas Spanjën, vendin ku po jetonte prej vitesh me bashkëshortin e saj, Pique, dhe dy djemtë.
Ajo ka nxjerrë në treg projektin e saj të ri muzikor të cilin po e promovon në emisione të njohura televizive në SHBA.
Pjesëmarrja në “The Tonight Show”, së fundmi, e ka bërë Shakiran protagoniste të dy vallëzimeve që kanë pushtuar “TikTok” brenda pak kohësh.
Edhe pse me taka, ajo nuk ka hezituar të dhurojë spektakël me lëvizjet e saj, me videot që janë bërë virale duke kaluar 30 milionë shikimet dhe që po shpërndahen në rrjet me shpejtësi të jashtëzakonshme.