Lugano pësoi humbje si vendas me rezultat 2:1 nga Luzerni.
Portieri Amir Shaipi u paraqit standard dhe Albian Hajdari nga minuta 62-të, ndërsa Lorik Emini titullar për Luzernin por u zëvendësua në minutën e 57-të.
Emini u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e tretë të pjesës së dytë.
Dorn (32′) e Beloko (85′) shënuan për Luzernin dhe Ziegler (75′) për Luganon.
Celar në minutën e 50-të dështoi nga penalltia dhe lëshoi një rast ideal për Luganon.
Luzern shënoi fitoren e parë dhe ka një barazim nga dy ndeshje, renditet në pozitën e 7-të me 3 pikë dhe Lugano është një pozitë më poshtë me 3 pikë, me një. fitore e tre humbje pas jave në Superligën e Zvicrës.