Ekipi i Struga Trim Lum ka vazhduar bashkëpunimin me kapitenin e saj, Bunjamin Shabanin.
Mesfushori ofenziv i cili është te skuadra strugane nga viti 2020, do të qëndrojë në mjedisin aktual të paktën deri në vitin 2023.
Me këtë Struga vazhdon të ndërtojë ekipin e ri për sezonin 2022/2023 në të cilën trajner sërish do të jetë Srgjan Zaharievski.
Kontrata të reja deri më tani kanë nënshkruar Ard Kasami dhe Abdilhadi Jahja, si dhe është angazhuar golashënuesi më i mirë i Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, kërçovarin Besart Ibraimi.