Shabani – më i miri

December 23, 2022
1 minut lexim

Struga Trim Lum është kampion vjeshtor i Maqedonisë së Veriut në futboll. 

“Është logjike që nga ajo skuadër të jetë edhe lojtari i gjysmësezonit, më i miri ndër më të mirët, kur bëhet fjalë për Bunjamin Shabanin, atëherë logjika luan një rol edhe më të rëndësishëm. Është e vërtetë që Besart Ibraimi ka shënuar 9 gola është sulmuesi i parë, por në realitet mesfushori dhe me përvojë Benjamini ishte “motori” i kampionit të vjeshtës.

Shënues i pesë golave dhe ka pasur disa asistime.

Shabani luajti gjysmësezonin më të mirë të karrierës së tij.

Në njëmbëdhjetëshen ideale nga Struga janë edhe Ibraimi dhe Ilieski.

Nga Shkupi janë tre Margvelashvili, Alvarez dhe Trapanovski, të cilët shkëlqejnë veçanërisht në pjesën e dytë të gjysmësezonit vjeshtor.

Sipas “Sportmedia”, Shkendija përfaqësohet në skuadrën e vjeshtës me Zahov dhe Doriev. Tikveshi pati një paraqitje fenomenale dhe më meritorët për këtë janë Ngoba dhe Ivanovski. Në skuadrën e vjeshtës ka vend edhe për lojtarin e Sileksit, Llamallarin”, shkruan media maqedone “Sportmedia”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bislimoski: Problemi me “Makpetrolin” është tejkaluar

Story i radhës

Komuna e Klinës: Po dëmtohen qëllimisht kabllot e ndriçimit publik

Të fundit nga

ShkoLartë