Shabani kthehet sot në Kosovë me medalje

1 minut lexim

Karateisti Elhami Shabani, i cili fitoi medaljen e bronztë Kampionati evropian pritet të kthehet sot në Kosovë.

Ai fitoi medaljen pas fitores nga karateisti boshnjak Hamza Turulja me rezultat 2:1.

Paraprakisht Shabani mposhti karateistin nga Luxemburgu Adil Khaidar me rezultat 2:0. 

Shabani kishte fituar ndaj Irlandezit Dean Omahony me rezultat 4:3, kurse kishte filluar me fitore në luftën e parë ndaj suedezit Ricky Haag. 

Ai humbi nga garuesi Turk Erman Eltemur i cili kishte “Senshu” (pikën e parë në meç) dhe i cili më vonë vazhdon deri në finale për tu shpallur kampion i Evropës.

Shabani bën pjesë në kategorinë “Senior Kumite Male -75kg” ku ishin të paraqitur 38 garuesit më të mirë të 38 shteteve nga Evropa.

Kampionati evropian për senior në karate, u mbajt nga data 25 deri më 29 maj 2022 në Gaziantep të Turqisë.

Pjesëmarrës ishin 45 shtete me gjithsej 505 garues nga e gjithë Evropa.

Kosova morri pjesë me 17 garues në 5 kategori të luftërave (KUMITE) tek femrat dhe po aq tek meshkujt si dhe 2 garues në kategorinë KATA.

Po ashtu në garat ekipore të KUMITEVE, Kosova u paraqit në dy gjinitë, meshkuj dhe femra.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ca këshilla të vlefshme para se të filloni zyrtarisht procesin e nxirjes

Story i radhës

Ylli e mbyll pjesën e parë me një pikë epërsi ndaj Trepçës

Të fundit nga