Shabani i gëzohet suksesit të madh të Muhamet Ramadanit

1 minut lexim

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Shaban Ramadani, është i lumtur për suksesin e atletit të tij, Muhamet Ramadani, i cili sot u stolis me medalje të argjendtë në Kampionatin Mesdhetar U-23, që po mbahet në Itali.

Shabani tha se është krenar me Muhametin, ndryshe është djali i tij. një sukses i madh për talentin e Kosovës, nënkampion i Kampionatit Mesdhetar U23. 

“Sot në garat e Kampionatit Mesdhetar U23, performuam ashtu si pritëm.

Me medalje të argjendtë! 

Jam mjaft i gëzuar që dy targetet qe i kemi pas për këtë vit i arritëm me sukses.

Në Kupën e Europës, si dhe sot po ashtu me medalje në garat mesdhetare.

Vazhdojmë në vitin 2023”, ka shkruar Shaban Ramadani në profilin e tij në facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lefkov: Qeveria po ikën nga zgjedhjet dhe referendumi

Story i radhës

Nga dita e hënë kjo shkollë me mësim online

Të fundit nga