Shaban Tërstena: E përcollëm për herë të fundit nga kjo botë…

1 minut lexim

Legjenda e sportit shqiptar, Shaban Tërstena, kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, sot mori pjesë në Haraqinë në varrimin e çiklistit Arbër Shaqiri, që dje e humbi jetën tragjikisht.

Ish mundësi i mirënjohur, tha se humbën një sportist dhe mik.

“Pasi e përcollëm për herë të fundit nga kjo botë Arbër Shaqirin, sportistin tonë, mikun tonë.

Ai ka qenë një djalosh që ka lënë përshtypje të mira në shoqërinë tonë.

Pasi ishim afër vizituam varrin e trimit Komandat Capin.

Prehuni në paqe oh njerëzi të mirë…

Zoti i madh ju shpërbleftë shpirtin e juaj me parajsë”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Moti gjatë vikendit

Story i radhës

Kryesia e Partisë Demokratike miraton kandidatët në primaret, kush janë emrat për 18 bashki

Të fundit nga