Shaban Tërstena dhe Ajet Shosholli, kur takohen emrat e mëdhenj të sportit shqiptar…

min lexim

Në hotelin Alexander Palace” në Shkup, në ceremoninë madhështore që u organizua dje për ndarjen e çmimeve “Oskar i Artë Olimpik” nga Shaban Tërstena, kampioni olimpik, sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, ish mundësi i mirënjohur, ndër shumë mysafirë të veçantë, ishte edhe Ajet Shosholli, selektori i parë i kombëtares së Kosovës në vitin 1991,

Gjatë manifestimit, folën shumë emra të spikatur të sportit, ndër ta edhe Ajet Shosholli. 

Tërstena tha se mysafirë në këtë ngjarje të madhe është edhe Ajet Shosholli, ish kryetrajner i klubit të futbollit Prishtina, në kohën e gjeneratës së artë pikërisht në vitin 1984 – 1985, kur garonte në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë (nga java e tretë e nëntorit të vitit 1984 e deri në pranverën e vitit 1985).   

Image

Pamje nga manifestimi i djeshëm

Shosholli foli para të pranishmeve për kohën e gjeneratës së artë të Prishtinës (trajneri i parë shqiptar në ligën e parë ish jugosllave), për futbollin në përgjithësi dhe për kampionin olimpik Shaban Tërstenën. 

Image

Shosholli për shumë vite ka qenë trajner i Prishtinës, Trepçës, Vëllaznimit, Shkëndijes së Tetovës etj.

Kur takohen emrat e mëdhenj të sportit shqiptar, edhe emocionet ishin të mëdha gjatë këtij manifestimi të organizuar në mënyrën më bukur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Deklarata shokuese: Belen Rodriguez është transgjinore

Story i radhës

Meta zbulon prioritetin e Partisë së Lirisë për zgjedhjet lokale, ja çfarë thotë për fjalimin e Ramës në KiE

Të fundit nga