SHA MEPSO: Përfundon modernizimi i fushës 110 kV në trafostacionin 400/110 kV Manastir 2

November 8, 2024
1 minut lexim

Shkup, 8 nëntor – Përfundon modernizimi i fushës 110 kV në trafostacionin 400/110 kV Manastir 2. Projektet për ndërrimin e pajisjeve të tensionit të lartë janë në fazën përfundimtare, me ç’rast pas më shumë se 40 vitesh ndërrohen ndërprerësit e vjetër në 110 kV nivel tensioni  dhe u vendosen  67 separatorë të rinj në  400 kV nivel tensioni, 114 izolatorë dhe 75  transformatorë të rinj matës  në 110 kV nivel tensioni, informon SHA MEPSO.

“Me këtë proces të modernizimit të pajisjeve në këtë trafostacion  në të cilin janë investuar 4.2 milionë euro, po rrisim besueshmërinë në menaxhimin e sistemit elektroenergjetik  për një afat të gjatë  sepse po instalojmë pajisje të reja dhe mjaft  të besueshme në impiantin   në të cilin energji elektrike  përcjell  prodhuesi ynë më i madh KME  Manastir. Projekti përfundon javën e ardhshme kur do të aktivizohet fusha e fundit nën tension”, informojnë nga SHA MEPSO.

Me modernizimin dhe përmirësimin e rrjetit elektroenergjetik, jo vetëm rritet siguria e furnizimit me energji elektrike, por do të minimizohen rreziqet e ndërprerjeve apo defekteve, gjë që do të ulë ndjeshëm kostot e kompanisë për mirëmbajtjen e këtij trafostacioni.

TS “Manastir 2” ka një rëndësi të veçantë sistematike sepse termocentrali  KME Manastir është i lidhur me këtë nyje energjetike dhe në të njëjtën kohë,  në këtë trafostacion hyn  një ka dy largpërçuesit  prej  400 kilovolt me ​​të cilin sistemi ynë nacional  elektrotransmetues është i lidhur me sistemin elektroenergjetik  fqinj të  Republikës së Greqisë dhe pika fillestare është për largpërçuesin   400 kV drejt  Republikës së Shqipërisë  dhe nga këtu me një largpërçues prej  400 kV ky stacion lidhet me TS Dubrovë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Operacioni ndërkombëtar policor rrëzon 22,000 adresa IP dhe 1,000 serverë

Story i radhës

Për një muaj tre raste! Ndërron jetë vajza 5 vjeçare në Klinikën për Fëmijë në Shkup

Të fundit nga

Mexhiti: Në Vizbeg nuk do të ndërtohet baza e asfaltit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi Zonën industriale të Vizbegut, ku takoi biznesmenët nga kjo zonë e Shkupit. Zëvendëskryeministri Mexhiti i cili realizoi

Kryeparlamentari Gashi pritet nga Kurti

12 Shkup, 25 nëntor –Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin. Gjatë ditës, Gashi u mirëprit nga homologu i tij
ShkoLartë