Sfidoje veten me përkushtim! Mrekullitë ekzistojnë!

min lexim

Çdo ditë hoqa dorë, çdo ditë përsëri luftova, sfidova veten, pranova fatin me lot dhe forcë për të nesërmen! Çdo ditë jemi në një sfidë, sidomos në një sistem shëndetësor sfidash, privat apo shtetëror. Çdo ditë një sfidë duke numëruar lekët, a do të më dalin të kaloj këtë sfidë që fati, apo Zoti, po m’i jep? Çdo ditë një lutje, që çdo gjë mund të blihet dhe shitet por jo shëndeti, shërbimi dhe mundësitë për të ndihmuar njerëzit e dashur!

E di që Shqipëria nuk është vendi social, me shërbimin falas, për ato vite që secilin nga ne e zë halli, ka paguar. Por, kjo gjë ndodh vetëm nëpër filma dhe jo në Shqipëri.

Në sfidat e jetës, nëpërmjet britmave, lotëve, forcës dhe këmbënguljes dua që çdo njeri i sëmurë, të jetojë.

Unë sot dua të falenderoj, të gjithë ata që i lodha duke i pyetur, duke më telefonuar, ndihmuar, kuptuar. Ky shkrim i drejtohet dajës tim, për t’i thënë që familja është familje, dhe në çdo kohë, pavarësisht se ti je plakur, je heroi im!

Çdo ditë heqim dorë të besojmë, por çdo ditë lutemi që t’ia dalim në betejat që jeta dhe fati na shkund, të besojmë që mrekullitë ekzistojnë!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kosova, siguresa e NATO-s për Ballkanin Perëndimor

Story i radhës

U hodh shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës 

Të fundit nga