9
Shkup, 13 dhjetor – Pavarëisisht trendit të ri në Tik Tok Supermen ku dhjetëra fëmijë nga Shkupi kanë përfunduar në spital, qeveria e nuk ka në plan të ndalojë përdorimin e këtij aplikacioni. Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, theksoi se ndalimi i aplikacioneve sociale nuk është zgjidhje dhe mund të dëmtonte vlerat demokratike dhe të lirisë.
“Ajo që do të ishte e rrezikshme për t’u futur është ndalimi i aplikacioneve. Si një vend që e konsideron veten evropian, një vend liberal, një vend që beson në vlerat progresive të BE-së, do të ishte e dëmshme të shkohej drejt një ndalimi të plotë të aplikimeve, sepse kjo lloj sfide mund të shfaqet nesër në rrjetet sociale. Facebook, YouTube, Instagram, a do të duhet të shkojmë drejt ndalimit të të gjitha rrjeteve në vend, është vendimtar Andonovski” – tha Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.
Sipas tij, tik toku ka një platform të ulët të sigurisë dhe mbrojtjes krahasuar me rrjetet e tjera sociale dhe mund të cojë deri në shpërndarje të videove me karakter dhune dhe urejtje. Ai thotë se do të veprojmë në përputhje me praktikat e vendeve të Bashkimit Europian.
– Përsa i përket rrjetit social TikTok, ne po e ndjekim nga afër. Aty niveli i sigurisë dhe mbrojtjes është më i ulët se rrjetet e tjera sociale, prandaj mund të shpërndahen video virale që bëjnë thirrje për dhunë, urrejtje dhe bullizëm dhe ne po e monitorojmë me kujdes dhe do të sillemi ashtu siç sillen vendet e BE-së. Unë shoh se ka disa tendenca në Suedi, po i ndjekim me kujdes që të mos bëjmë diçka që është një hap në drejtim të kundërt me demokracinë, por sigurisht në mbrojtjen e të rinjve, është i vendosur Andonovski” – tha Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski .
Në javët e fundit, 11 fëmijë nga Shkupi kanë përfunduar në Spitalin e Qytetit me fraktura të rënda, të shkaktuara nga sfidat virale të TikTokut, konkretisht nga “Superman Challenge”. Ky trend, që përfshin fëmijët duke u hedhur nga lartësia, duke simuluar një fluturim si Superman, ka shkaktuar incidente të rënda si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në vende të tjera të Ballkanit, përfshirë Rumani dhe Bosnje e Hercegovinë.
BURIMI: zhurnal.mk