sezoni i zjarreve ne vitin 2026 ka lene pas rreth 41 mije hektare siperfaqe te djegura ndersa demet llogariten ne miliona euro 6ac27b0fc403a

Sezoni i zjarreve në vitin 2026 ka lënë pas rreth 41 mijë hektarë sipërfaqe të djegura, ndërsa dëmet llogariten në miliona euro.

October 4, 2026
1 minut lexim
zjarr 1

Sipas Ndërmarrjes Publike „Pyjet Kombëtare“, deri në fund të korrikut janë regjistruar 138 zjarre në zona pyjore, me dëme mbi 4 milionë euro. Zjarret vazhduan edhe gjatë gushtit dhe shtatorit, ndërsa dëmet përfundimtare ende nuk janë llogaritur.

Zëvendësdrejtori i ndërmarrjes, Kire Mihailov, tha se numri i zjarreve deri në shtator mund të arrijë rreth 150, ndërsa vetëm deri në korrik dëmet kishin kaluar 4 milionë euro.

Deri në fund të gushtit, mbi 30 persona janë ndaluar nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme. Procedurat ndaj tyre janë ende në vijim.

Sipas Entit Shtetëror të Revizionit, vetëm gjatë viteve 2023–2025 janë djegur mbi 82 mijë hektarë tokë dhe më shumë se 914 mijë metra kub dru, me dëme të vlerësuara në rreth 133 milionë euro. Viti 2024 ishte më i rëndi, me dëme mbi 83 milionë euro.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas eli fares reagon edhe kengetarja e njohur qe u shfaq ne momente intime me adi hilen 6ac2771b860ab
Lajmi i mëparshëm

Pas Eli Farës, reagon edhe këngëtarja e njohur që u shfaq në momente intime me Adi Hilën

Të fundit nga

Shteti shqiptar për Çamërinë 1925–1928

Traktati për minoritete, i nënshkruar pas Luftës së Parë Botërore pothuajse nga të gjitha shtetet e Evropës, ua njihte minoriteteve të gjitha të drejtat. Edhe Shqipëria, duke qenë ndër ato shtete që e nënshkruan këtë traktat, ia njohu minoritetit grek në Shqipëri të
ShkoLartë