pas eli fares reagon edhe kengetarja e njohur qe u shfaq ne momente intime me adi hilen 6ac2771b860ab

Pas Eli Farës, reagon edhe këngëtarja e njohur që u shfaq në momente intime me Adi Hilën

October 4, 2026
min lexim

Pas publikimit të videove që kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ka reaguar edhe artistja Blerina Matraku.

Përmes një deklarate të gjatë, ajo ka kërkuar falje publike për situatën dhe ka thënë se nuk dëshiron të justifikohet, por të marrë përgjegjësinë për veprimet e saj.

Matraku u është drejtuar veçanërisht personave që janë ndier të lënduar apo të prekur nga ngjarja, ndërsa ka kërkuar ndjesë edhe ndaj Klaudias dhe vajzave të saj.

Në të njëjtën kohë, artistja ka folur edhe për cenimin e privatësisë së saj, duke theksuar se besimi që ajo kishte dhënë në momente të vështira të jetës së saj është përdorur në mënyrë që, sipas saj, ende nuk është e qartë.

Deklarata e plotë e Blerina Matrakut:

“Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje.

I drejtohem së pari publikut, çdo individi që është tronditur, lënduar apo ndier i prekur nga kjo situatë. Ju kërkoj ndjesë me përulësi dhe vërtetësi.

Ju lutem, për vetëm një minutë, hiqini nga mendja ato imazhe që nuk përfaqësojnë askënd, por cenojnë gjithkënd, dhe shikoni përtej tyre një njeri që po përballet me sfidën më të madhe dhe me përgjegjësi shoqërore e personale.

Nuk jam këtu për të justifikuar, jam këtu për të marrë përgjegjësinë time. Kërkoj ndjesë për besimin që dikujt i dhashë në momentet më vulnerabël të jetës sime, besim i cili m’u përdor për arsye të paditura dhe ende të paidentifikuara.

I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj për çdo lot apo dhimbje të shkaktuar.

Pavarësisht se më është cenuar, në formën më çnjerëzore të mundshme, privatësia ime, marr përgjegjësinë për veprimet e mia.

Jam thjesht një artiste, një grua që për fat të keq është përballur e vetme me sfidat e jetës dhe që i është dashur të buzëqeshë me pretekstin se lotët në sy ishin lot gëzimi.

Sot ju lutem publikisht: Mjaft.

Mos i shpërndani më.

Gabimi kërkon përgjegjësi, të cilën po e marr mbi supe dhe po e paguaj çnjerëzisht.

Dhimbja kërkon respekt.

Mjaft, ju lutem.

Jam njeri, të cilit i është cenuar privatësia.

Përulësisht,
Blerina Matraku”

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tre termete te njepasnjeshme godasin turqine lekundja me e forte arrin magnituden 5 2 ja cfare thone autoritetet 6ac276526fe1d
Lajmi i mëparshëm

Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Turqinë, lëkundja më e fortë arrin magnitudën 5.2, ja çfarë thonë autoritetet!

sezoni i zjarreve ne vitin 2026 ka lene pas rreth 41 mije hektare siperfaqe te djegura ndersa demet llogariten ne miliona euro 6ac27b0fc403a
Lajmi i radhës

Sezoni i zjarreve në vitin 2026 ka lënë pas rreth 41 mijë hektarë sipërfaqe të djegura, ndërsa dëmet llogariten në miliona euro.

Të fundit nga

Shteti shqiptar për Çamërinë 1925–1928

Traktati për minoritete, i nënshkruar pas Luftës së Parë Botërore pothuajse nga të gjitha shtetet e Evropës, ua njihte minoriteteve të gjitha të drejtat. Edhe Shqipëria, duke qenë ndër ato shtete që e nënshkruan këtë traktat, ia njohu minoritetit grek në Shqipëri të
ShkoLartë