Kampioni gjerman, Bayern Munich, i është rikthyer me stil sezonit të ri të Bundesligas, ku vetëm në pjesën e parë të ndeshjes kundër Eintracht Frankfurt, ka arritur të shënojë plot pesë gola.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Deutsche Bank Park”, gjiganti gjerman, Bayern Munich gjendet në avantazh të thellë 5:0 si mysafirë i kampionit të Ligës së Evropës, Eintracht Frankfurt.
Rezultatin i pari e zhbllokoi mesfushori Joshua Kimmich, kurse rezultatin në 2:0 e thelloi mbrojtësi Benjamin Pavard.
Bayerni vazhdoi me paraqitje fantastike, ku e gjeti edhe golin e tretë nga sulmuesi i ri, Sadio Mane, ndërsa golin e katërt për “Bavarezët” e shënoi Jamal Musiala.
Ky i fundit arriti ta gjej edhe golin e dytë personal në ndeshje, ku e thellon rezultatin në 5:0 për skuadrën e Julian Nagelsmann.
Pjesa e parë, 5:0 në favor të Bayernit.