Superliga shqiptare, me rregullat e reja të FSHF-së, do të lejojë deri në 7 lojtarë të huaj njëkohësisht deri në fund të këtij sezoni. Ndërsa nga sezoni 2025-2026 kufizimi do të hiqet plotësisht, duke hapur mundësinë që formacionet të jenë plotësisht të huaja.
Ky vendim ka ngritur shqetësime për të ardhmen e futbollit vendas, duke rrezikuar zhvillimin e talenteve shqiptare dhe rolin e akademive.
Superliga shqiptare rikthehet të luhet më 11 janar, por kjo pjesë e sezonit do të zhvillohet me rregulla të reja.
Klubet e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë do të lejohen të aktivizojnë deri në 7 lojtarë të huaj njëkohësisht në fushë gjatë ndeshjeve. Në të kaluarën, klubet e Kategorisë Superiore në Shqipëri lejoheshin të aktivizonin njëkohësisht deri në 5 lojtarë të huaj gjatë ndeshjeve.

Deri tani, kufizimi i lojtarëve të huaj ka shërbyer si një mekanizëm për të nxitur prodhimin dhe promovimin e talenteve vendase. Me këtë vendim të ri, shqetësimet janë të shumta.
A do të rritet cilësia e kampionatit dhe do të tërhiqen më shumë tifozë në stadiume? Apo, përkundrazi, ky hap do të dëmtojë rëndë akademitë shqiptare dhe do të pengojë zhvillimin e brezit të ardhshëm të yjeve të futbollit shqiptar?
Ndikimet e këtij vendimi do të jenë të dukshme që në merkaton e janarit, ku klubet pritet të zhvendosin fokusin e tyre drejt tregut të huaj. Por mbetet për t’u parë nëse ky ndryshim do të rezultojë një hap përpara apo një kthim pas për futbollin shqiptar.
Burimi: botasot.info