Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Seuli: Rusia e ka furnizuar Korenë e Veriut me raketa kundërajrore, në këmbim të ushtarëve – Gazeta.mk

Seuli: Rusia e ka furnizuar Korenë e Veriut me raketa kundërajrore, në këmbim të ushtarëve

min lexim

Rusia e ka furnizuar Korenë e Veriut me raketa kundërajrore në këmbim të marrjes së mijëra trupave koreanoveriore, tha të premten një zyrtar i lartë i Koresë së Jugut.

Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe vende të tjera thonë se Koreja e Veriut ia ka dërguar më shumë se 10.000 trupa Rusisë, për ta ndihmuar në luftën kundër Ukrainës.

Se çfarë do t’i jepte Rusia Koresë së Veriut në këmbim ka qenë qendër të vëmendjes.

Drejtori për Siguri Kombëtare i Koresë së Jugut, Shin Wonsik, tha për televizionin SBS të premten se Seuli ka gjetur se Rusia i ka dhënë raketa kundërajrore dhe pajisje të tjera Phenianit, për ta ndihmuar ta përforcojë rrjetin e mbrojtjes ajrore.

Shin thotë se Rusia i ka dhënë edhe mbështetje të shumëllojshme ekonomike Koresë së Veriut.

Seuli dhe Uashingtoni kanë shprehur shqetësimin e tyre se Rusia mund t’i dërgojë Koresë së Veriut teknologji të ndjeshme bërthamore dhe raketore.

Agjencia e Inteligjencës e Koresë së Jugut njoftoi ligjvënësit të mërkurën se Koreja e Veriut i ka dërguar Rusisë së voni sisteme shtesë artilerie. Muajin e kaluar, Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës tha se Koreja e Veriut i ka dërguar më shumë se 13.000 kontejnerë me artileri, raketa dhe armë të tjera konvencionale në Rusi prej gushtit të vitit 2023, për t’i ndihmuar Moskës t’i plotësojë rezervat e armatimit gjithnjë e më të pakësuar.

Në fillim të kësaj jave, Koreja e Veriut dhe Rusia arritën një marrëveshje të re për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik pas bisedimeve të nivelit të lartë në Phenian, sipas mediave shtetërore të të dyja vendeve./REL

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Ndodh puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos

Story i radhës

Nita shfaqet shumë ndryshe

Të fundit nga