seshte hera e para qe gaboj rama e nis me nje mea culpa komunikimin online me ndjekesit 6809e13bdb176

“S’është hera e para që gaboj”/ Rama e nis me një ‘mea culpa’ komunikimin online me ndjekësit

April 24, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama u përgjigjet pyetjeve të adresuara në platformat sociale.

Flitet për gjuhën time që paskam thënë dhe paskam bërë gjëra që askush nuk i bën. Por, cilat janë këto. Çfarë kam thënë unë? Unë nuk kam bërë gjë tjetër veçse kam komunikuar hapur me publikun. Ka qenë vetëm një gjë për të cilën kam kërkuar ndjesë. Ishte pa dashje.

Fola për autizmin politik, që është një term i përdorur në literaturën politike dhe akademike. Mirëpo, prej disa kohësh, konsiderohet i papërshtatshëm. Nga unë doli pa dashje. I gjendur në kushtet kur ndjeva se mund të kem lënduar prindër të fëmijëve autikë, kërkova ndjesë. Nuk është hera e para që unë gaboj.

E kam bërë edhe në rast tjetër atë që duhet të bëj kur dikush gabon, kërkova ndjesë. Dini ju ndonjë politikan tjetër që të ketë kërkuar ndjesë?

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

panel me rastin e 30 te vjetorit te inkuadrimit te austrise finlandes dhe suedise ne be 6809dbf1d867d
Story i mëparshëm

Panel me rastin e 30-të vjetorit të inkuadrimit të Austrisë, Finlandës dhe Suedisë në BE

vrasja e reshterit lika nga nje i mitur elezi grupet terroriste zgjedhin adoleshenta sepse 6809ead9bd2c6
Story i radhës

Vrasja e reshterit Lika nga një i mitur, Elezi: Grupet terroriste zgjedhin adoleshenta sepse…

Të fundit nga

ShkoLartë