serwer rreziku ne veri shqiperia mund te marre me shume pergjegjesi ushtarake ne kosove 6a1f4fd4c8e26

Serwer: Rreziku në veri, Shqipëria mund të marrë më shumë përgjegjësi ushtarake në Kosovë

June 2, 2026
1 minut lexim

Profesori amerikan dhe eksperti i Ballkanit, Daniel Serwer, ka paralajmëruar se prania ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Kosovë mund të reduktohet në të ardhmen, duke theksuar se vendi duhet të përgatitet për një skenar të tillë.

Në një intervistë në A2CNN, Serwer tha se ndonëse do të dëshironte rritje të pranisë amerikane në Kosovë, nuk do të habitej nëse ndodh një tërheqje e pjesshme e trupave.

Do doja të shikoja më shumë trupa amerikane në Kosovë dhe të qëndronin, por s’do habitesha edhe nëse do të kishte ndonjë tërheqje. Duhet të mësoheni të jetoni me këtë fakt”, u shpreh ai.

Sipas Serwer, në një skenar të tillë, Shqipëria si vend anëtar i NATO-s mund të luajë një rol më të madh në garantimin e sigurisë në Kosovë.

Ndoshta mund ta dini që Shqipëria duke qenë anëtare e NATO-s, mund të vërë më shumë trupa në Kosovë dhe të ruajë fqinjin e vet”, tha ai, duke shtuar se për Kosovën prioritet mbetet anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Serwer theksoi se anëtarësimi në NATO do të zgjidhte shumë nga sfidat e sigurisë për Kosovën, por ngriti dilema për gatishmërinë aktuale politike të vendit për një proces të tillë.

“A po ndodh sot? Vështirë ta themi, që NATO të pranojë një anëtar të ri pa një qeveri të qëndrueshme”, u shpreh ai.

Në të njëjtën intervistë, Serwer ngriti shqetësime edhe për politikën e Serbisë ndaj Kosovës, duke deklaruar se presidenti Aleksandar Vuçiq po pret një moment të favorshëm gjeopolitik për të vepruar.

“Është e qartë se Serbia nën Vuçiq po pret për një mundësi gjeopolitike në të cilën mund të marrin të paktën veriun e Kosovës, sepse s’ka qëllim që të marrë pjesën tjetër të Kosovës, pasi do përballej me një luftë guerrile që do të ishte shkatërruese për Serbinë”, tha Serwer.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rubio irani ka pranuar te negocioje disa aspekte te programit berthamor 6a1f4b46ef549
Lajmi i mëparshëm

Rubio: Irani ka pranuar të negociojë disa aspekte të programit bërthamor

dita e trete e protestes kunder investimit ne zvernec thirrje per anulimin e projektit 6a1f504f54050
Lajmi i radhës

​Dita e tretë e protestës kundër investimit në Zvërnec, thirrje për anulimin e projektit

Të fundit nga

ShkoLartë