serwer presioni qe po i behet kosoves nga perendimi eshte i padrejte 64dc773e73627

Serwer: Presioni që po i bëhet Kosovës nga Perëndimi është i padrejtë

August 16, 2023
min lexim

Ditë më parë dhjetëra deputetë ndërkombëtarë i dërguan një letër BE-së dhe SHBA-së, nëpërmjet të cilës kërkuan një qasje më të balancuar ndaj palëve në dialog. Sikurse shumë politikanë të huaj edhe profesori nga Johns Hopkins University, Daniel Serwer, konsideron se Serbia është duke u trajtuar në mënyrë të butë nga komuniteti ndërkombëtar.

Ai thotë se procesi i dialogut ka qenë krejtësisht i çekuilibruar gjatë vitit të fundit, prandaj e përkrah iniciativën e parlamentarëve amerikanë dhe evropian të cilët po kërkojnë ndryshime.

“Gjatë vitit të fundit procesi i dialogut nuk ka qenë i ekuilibruar, prandaj më vjen mirë që parlamentarët amerikanë dhe evropianë kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me këtë çështje. Po ndodh një marrëzi duke i bërë presion Prishtinës ndërsa në anën tjetër janë duke u toleruar veprimet e Beogradit,  ku pati sulme ndaj policisë së Kosovës dhe paqeruajtësve të KFOR-it, si dhe u bojkotuan e zgjedhjet në veri. Mos te harrojmë dhe faktin që Serbia i mobilizoi në nivelin më të lartë forcat ushtarake”, thotë Serwer.

Profesori amerikan thotë se në Bruksel dhe në Uashington mungon pëlqimi ndaj autoriteteve aktuale të Kosovës, prandaj sipas tij po e shohim këtë qasje më të vrazhdë ndaj Prishtinës.

“As Brukseli dhe as Uashingtoni nuk e kanë fshehur neverinë e tyre për autoritetet aktuale në Kosovë. Është e pashpjegueshme se si mund të shqetësoheni më shumë se nga cilat ndërtesa punojnë kryetarët e komunave sesa për sulmet ndaj policisë së KFOR-it dhe paqeruajtësve të NATO-s”, është shprehur ai.

Tutje Serwer parashikon se me ndihmën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq,  Lista Serbe do të vazhdoj të ketë kontroll mbi jetën politike të serbëve në veri, e siç thotë ai, kjo duhet të përbëj shqetësim për Brukselin dhe Uashingtonin.

“Vuçiq ka dhënë shenja se do të veprojë në të njëjtën formë në veriun e Kosovës. Kjo është ajo për të cilën duhet të shqetësohen Brukseli dhe Uashingtoni. Ai po luan lojën e Rusisë, jo të Perëndimit”, ka thënë Serwer

Nga Brukseli i kanë kërkuar Prishtinës që së më shpejtë të krijohen kushtet për zgjedhje të reja në katër komunat veriore.

Kujtojmë që për shkak të bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët në veri, kryetar komunash u zgjodhën katër shqiptarë.

MARKETING

RENT A CAR

cmontohet grupi kriminal ne kurbin mes 6 te arrestuarve edhe ish shefi i policise 64dc7599b0180
Story i mëparshëm

Çmontohet grupi kriminal në Kurbin, mes 6 të arrestuarve edhe ish-shefi i policisë

endrrat seksuale a duhet ti marrim seriozisht 64dc7778b9b38
Story i radhës

Ëndrrat seksuale, a duhet t’i marrim seriozisht?

Të fundit nga

Grenlanda arrin marrëveshje për minerale me Evropën

Grenlanda ka miratuar shfrytëzimin e një shkëmbi kyç për prodhimin e aluminit për një konsorcium danezo-francez. Leja për nxjerrjen e anortozitëve është dhënë nga kompania Greenland Anorthosite Mining (GAM). Kjo vjen pasi

Policia jep detaje lidhur me rastin në QKUK

Mbrëmjen e sotme një grua dyshohet të ketë bërë vetëvrasje në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e hetuesisë. Lidhur me këtë rast
ShkoLartë