Sermaxhaj: Loja e Malishevës erdhi në shprehje…

October 9, 2022
1 minut lexim

Malisheva pësoi disfatë me rezultat 2-1 në udhëtim te Ballkani në Suharekë. 

Ishte kjo ndeshje e vlefshme për xhiron e dhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri i Malishevës, Sami Sermaxhaj, tha se ekipi i tij ka ardhur në shprehje vetëm kur Ballkani largoi disa lojtar titullar nga loja.

“Ishte e vështirë të përballesh me lojën e shpejt të Ballkanit. Ishin detajet e vogla që na duan. Ne erdhëm në shprehje kur Ballkani largoi disa lojtar titullar.

Kur ata larguan disa lojtar ne erdhëm në shprehje. Shënam një gol, por nuk mjaftoi për të barazuar rezultatin.

Kundër Ballkanit nuk ishte e mjaftuesheme të marrim pikë edhe pse lojtarët dhanë maksimumin dhe i përgëziu për angazhimin.

Kemi pasur dy mungesa, Olivier i suspenduar dhe Shillova me kartonë. Kishim lojtar të tjerë, që mendoj se u prezantuam mirë. Por, nuk ishte e mjaftueshme të dalim pa pësuar humbje”, tha Sermaxhaj.

Malisheva renditet në vendin e nëntë me tetë pikë, ndërsa Ballkani është në vendin e dytë me 21 sosh dhe me dy ndeshje më pak se Drita e vendit të parë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA: Vendimi i OPEC-ut dëmton ekonominë globale

Story i radhës

Pediatrit ju ndalojnë kategorikisht t’i hidhni, dhëmbët e qumështit mund t’i shpëtojnë jetën fëmijës

Të fundit nga

Liderët botërorë mirëpresin armëpushimin në Liban

Liderët botërorë kanë mirëpritur marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, që hyri në fuqi të mërkurën në mëngjes. Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është
ShkoLartë