Sermaxhaj: Goli në minutat shtesë të pjesës së parë

November 5, 2022
1 minut lexim

Dukagjini ka shënuar fitore të thellë ndaj Malishevës, me rezultat 4-0 në “18 Qershori”.

Ishte kjo një humbje e rëndë për Malishevën në xhiron e 15-të të Albi Mall Superligës.

Trajneri i Malishevës, Sami Sermaxhaj pas ndeshjes tha se goli i minutës së fundit në pjesën e parë ishte “vrasës” për ekipin e tij.

“U munduam të riorganizohemi pas kartonit të kuq, por goli në minutat shtesë të pjesës së parë ishte vrasës për ne.

Pastaj në pjesën e dytë megjithëse kishim idenë të barazojmë rezultatin futëm forca sulmues dhe nuk rezultuan pozitivisht. 2:0 me një lojtar më pak në fushë ishte fundi i ndeshjes dhe nuk na la më hapësirë të bëjmë ndryshime”

“Fitore me plotë meritë, por ishte e arritur për shkak të kartonit të kuq. Humbëm ndeshjen thellë, por që nga nesër do të mobilizohemi për ndeshjet e radhës”, ka thënë Sermaxhaj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ekosvest kundërshton përdorimin e motorëve me dizel në ngrohtore

Story i radhës

Nëse keni këto profesione, martesa juaj ka shumë mundësi të përfundojë në divorc

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë