Flagshipët e serive Xiaomi 13 kanë mbërritur dhe si zakonisht ato vinë me funksionalitetet dhe teknologjitë më të fundit. Me 13 dhe 13 Pro, Xiaomi bëhet prodhuesi i dytë që përdor çipin e fundit Snapdragon 8 Gen 2 të Qualcomm pas Vivo me X90 Pro dhe IQOO 11 series.
Telefonët e rinj vinë me module të reja kamere, cilësi të përmirësuar imazhi dhe karikim super të shpejtë.
Si me modelet e kaluar, Xiaomi 13 dhe 13 Pro kanë dizajne të ndryshme. 13 Pro ka një ekran të lakuar 6.73-inç 2K AMOLED dhe kapakë të pasëm prej lëkure ose qeramike.
Ndërkaq Xiaomi 13 ka një ekran të rrafshët 6.36-inç AMOLED me kornizë anësore prej alumini dhe kapakë të pasëm ose prej xhami ose prej lëkure.
Snapdragon 8 Gen 2 sjell “ray-tracing” dhe performancë të shtuar gaming në të dy telefonët që kanë ekranet 120Hz.
Xiaomi 13 Pro ka kamerat më të mira. Vjen me një sensor kryesor 50-megapiksel f/1.9 dhe sensor 1-inç. Përfshin një kamër zmadhimi prej 50-megapiksel 3.2x me stabilizim optik dhe lente pluskuese. Së fundi është një kamër me kënd të gjerë 50-megapiksel f/2.2 dhe një kamër selfie 32-megapiksel “punch-hole.”
Modeli standard Xiaomi 13 ka të njëjtën kamër selfie, një kamër kryesore 50-megapiksel f/1.8 me stabilizim optik por sensor më të vogël sesa 13 Pro, një kamër zmadhimi 3.2x 10-megapiksel me stabilizim optik dhe një kamër me kënd të gjerë 12-megapiksel.
13 Pro ka karikim 120W duke dërguar baterinë 4,820mAh nga zero në 100 përqind në vetëm 19-minuta. Karikimi wireless funksionon mbi standardin 50W ose 36 minuta për karikim të plotë.
Ndërsa Xiaomi 13 ka bateri më të vogël prej 4,500mAh dhe është i kufizuar në 67W ose 38 minuta për të shkuar në 100 përqind dhe wireless prej 50W ose 48 minuta për të shkuar në 100 përqind.
Tipare të tjera janë memoria RAM LPDDR5X dhe memoria UFS 4.0 për të dy modelet të cilët ofrohen në variante 8GB RAM dhe 128GB memorie ose 12GB RAM dhe 512GB memorie.
Xiaomi 13 fillon nga 570 dollarë për modelin bazë kurse Xiaomi 13 Pro nga 720 dollarë. /PCWorld Albanian