Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,54 % në raport me vendimin e datës 31.1.2022.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,815 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 46,537 den/kg.
Nga data 8.2.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 81,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 83,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 73,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 73,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 46,537 (denarë/kilogram)
Në periudhën e kaluar shtatëditore çmimet referente në bursat botërore shënojnë rritje: te benzina për 3,662 %, te nafta për 4,010 %, te vaji ekstra i lehtë për 3,372 % dhe te mazuti për 4,670%.
Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,347%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 8.2.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.