Në 32 shkolla në Shkup dhe një në Prilep sot janë dërguar paralajmërime për bomba.
Ato kanë arritur në adresat elektronike të shkollave.
“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po vijojnë kontrollet antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve”, bëjnë të ditur nga MPB.
Dje, përveç shkollave, raportime për bomba ka pasur edhe në institucione, hotele, objekte dhe qendra tregtare në Shkup.