Serie A, Interi synon kreun e tabelës me fitore kundër Bolognas

April 27, 2022
1 minut lexim

Tre ndeshje do të zhvillohen sot në Serie A të vlefshme këto për xhiron e 20, të cilat ishin pezulluar për shkak të pandemisë Covid-19.

Ndeshja hapëse e këtij programi do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00, ku në stadiumin “Artemio Franchi” skuadra e Fiorentinas pret në shtëpi Udinesen.

Ndërkaq, me fillim nga ora 20:15 kampioni italian Inter zhvillon ndeshje si mysafirë kundër Bolognas, ku do të synojë me çdo kusht fitoren që të rrëmbejë kreun e tabelës nga Milani.

Krahas takimit mes Bolognas e Interit do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër interesante mes Atalantas dhe Torinos.

Momentalisht, tabela e Serie A kryesohet nga Milani me 74 pikë, i ndjekur nga pas nga Interi me 72 sosh, kurse Top 4 e mbyllin Napoli me 67 pikë dhe Juventusi me 66 sosh.

Në anën tjetër, Salernitana e Genoa me nga 25 pikë dhe Venezia me vetëm 22 pikë gjenden në zonën e rrezikut në tabelë.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Serie A e gjeni më poshtë.

18:00 Fiorentina – Udinese

20:15 Atalanta – Torino

20:15 Bologna – Inter

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kërkohet më shumë angazhim për të pagjeturit e luftës

Story i radhës

Myanmari e dënon me burg për korrupsion ish-udhëheqësen

Të fundit nga

ShkoLartë