serhou guirassy merr kreun e renditjes dhe hyn ne histori ndaj barcelones 67fed5c094afb

Serhou Guirassy merr kreun e renditjes dhe hyn në histori ndaj Barcelonës

April 15, 2025
1 minut lexim

Serhou Guirassy është bërë protagonisti absolut i këtij sezoni në Ligën e Kampioneve me fanellën e Borusia Dortmund.

Sulmuesi 29-vjeçar senegalez u transferua në verë nga Shtutgarti për të pasur një rol kryesor në këtë skuadër dhe nuk ka zhgënjyer.

Me tre golat e shënuar sot ndaj Barcelonës, ai arriti kuotën e 13 rrjetave të tundura në këtë turne, të cilave i shtohen edhe 4 asiste.

Kësisoj, ai ka lënë mbrapa në garën për “Këpucën e Artë”  të turneut emra si Rapfinha (12 gola), Lewandowski (11), Kane (10) apo Haaland (8).

Përtej kësaj, ai hyri në librin e rekordeve për një arsye shumë të veçantë, duke u bërë lojtari i parë në historinë e turneut që përfundon i eliminuar pasi ka shënuar tregolësh në një ndeshje në fazën me eliminim direkt, siç i ndodhi pas suksesit 3-1 kundër katalanasve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

rron gjinovci pa ambasador mbi kry opozita sdin me vepru 67fed23e13c21
Story i mëparshëm

Rron Gjinovci: Pa ambasador mbi kry, opozita s’din me vepru!

google ne proces te shperndarjes se aplikacionit good lock globalisht duke nisur nga rumania 67fed6af5df1e
Story i radhës

Google në proces të shpërndarjes së aplikacionit Good Lock globalisht, duke nisur nga Rumania

Të fundit nga

Perplexity AI lançon asistentin zanor në iOS

Perplexity ka lançuar një përditësim për aplikacionin iOS duke ju dhënë përdoruesve të iPhone qasje në asistentin e saj zanor AI që ishte lançuar fillimisht për përdoruesit Android në fillim të vitit.
ShkoLartë