Sergino Dest do të vazhdojë të jetë lojtar i Barcelonës.
Dest ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2025 dhe nuk pritet të largohet më herët nga ‘Camp Nou’.
Sipas ‘ESPN’, Barca dëshiron ta mbajë edhe më gjatë në ekip mbrojtësin amerikan.
Dest ka vuajtur gjithashtu nga lëndime të rënda këtë sezon, por Xavi Hernandez ia ka bërë të qartë mbrojtësit se ai mbetet pjesë e planeve të tyre afatgjata.
Së fundmi Dest ishte i lidhur me një largim të mundshëm nga gjiganti katalan, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.